Month: December 2021
PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË ZYRAVE
Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2022, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;
PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË ZYRAVE
Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.
Oferta duhet të përmbaj çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:
-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,
-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),
-punimi i tavolinës së punës së sportelit,
-punimin e paravanave,
-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit dhe pune tjera te ndërlidhura;
-zhvendosjen e sportelit;
Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.
Referencë për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zyrate KRK ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 08.12.2021, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Servisim dhe mirembajtje të veturave
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të zgjedhjes se kompanisë për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve per vitin 2022, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
SERVISIMI DHE MIRËMBAJTJA E E AUTOMJETEVE
Kreditimi Rural i Kosoves ka gjithsejt 74 vetura, prej tyre 53 vetura te markës Wolkswagen (Golf dhe Polo), 1 veture te markes Opel, 6 vetura Seat Ibiza, 4 Skoda Octavia 2017-2019, 7 Toyota Auris dhe 3 Toyota Yaris
Veturat jane te bazuara ne komunat e Kosovës siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.
Numri i veturave mund të ndryshoj gjatë vitit.
Ofertat per servisim dhe mirëmbajtje te automjeteve do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:
- Çmimi me i volitshëm i pjeseve rezerve dhe sherbimeve (çmimet duhet të jenë për njësi dhe ne çmim te përfshihet TVSH),
- Prejardhja e pjeseve rezerve,
- Eksperiences se ofertuesit ne punët e servisimit dhe mirmajtjes,
- Garancioni për pjeset rezerve dhe shërbimet e ofruara,
- Disponimi i aparaturës kompjuterike për diagnostifikim të defekteve të automjeteve.
6.Posedimi i serviseve ne komunat apo afërsi te komunave ku jane te bazuara veturat e KRK-se.
Ofertuesit duhet te paraqesin listen e çmimeve te sherbimeve te zakonshme per servisim te rregullte, mirëmbajtje duke perfshire punen dhe pjeset rezerve.
Kontrata me ofetuesin e sukseseshem do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 08.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
7.1 KRK Lista e Servisimit 2022