Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 25.10.2022 deri me dt. 31.10.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=797

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

DRITARJA AGRO

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz:

https://fondikgk.org/dritarja-agro/

Ftesë për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit te kontrollit te qasjes ne objekt dhe menaxhimin e orarit të punës, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR KONTROLLIN E HYRJE/DALJEVE NË OBJEKT DHE MENAXHIMIN E ORARIT TE PUNËS

Ftojmë kompanitë që të paraqesin ofertat e tyre për “Kontroll Hyrje/Dalje & Kohëmatës (Access Control), me mundësi të monitorimit në kohë reale hyrjet, daljet dhe të gjeneroj raporte të personalizuara”.

Kërkojmë që oferta juaj të bëhet në dy opcione si në vijim:

Opcioni 1

Ofertë për dy kontrolle të qasjes në dy objekte të Zyres Qëndrore në Prishtinë

Opcioni 2

Ofertë për dy objektet e Zyres Qëndrore në Prishtinë si dhe per 26 njesi te KRK-se ne komunat si ne vijim: Prishtinë, Podujeve, Fushe Kosove, Obiliq, Vushtrri, Mitrovice, Kamenice, Gjilan, Viti, Kacanik, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Skenderaj, Drenas, Kline, Istog, Peje, Decan, Gjakove, Malishevë, Xerxe, Rahovec, Suharekë, Prizren dhe Dragash, dhe Sistemi i monitorimit duhet të jetë i centralizuar, për të gjitha lokacionet.

-Oferta duhet të perfshij dy opcionet e kërkuara

-Në ofertë të përfshihet edhe instalimi i tyre,

-Të ofertohet për paisje me kapacitet deri 30 persona.

-Në ofertë të prezantohen mënyrat e qasjes, me kartelë, pin apo mënyrë tjetër.

-Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Kompanitë mund të kerkojnë informatat  e nevojshme për pregaditjen e ofertës në email adresën krk_imf@krk-ks.com.

Afati i paraqitjes së ofertave është deri me dt.26.10.2022.

Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në email adresën krk_imf@krk-ks.com, apo direkt në zyrën e KRK, Rruga: Behije Dashi, Nr.20, Prishtinë.

Një (1) Nepunës-e për administratë për zyrën qendrore në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Nepunës-e për administratë për zyrën qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
  • Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
  • Punë të ndërlidhura me logjistikë (përcjellë afatin e regjistrimit të veturave, servisimin, evidentimin e listave të kilometrave, monitorimin e shpenzimit të derivateve dhe te ngjajshme)
  • Punë të tjera administrative

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.10.2022 deri me dt. 24.10.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=796

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.