Month: November 2022
Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec, me seli ne Xërxe
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec, me seli ne Xërxe
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi apo te jete ne vitin e fundit te studimeve etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.11.2022 deri me dt. 01.12.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=802
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Shpallje për gjenerator
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të blerjes së tre gjeneratorëve, publikon këtë:
F T E S Ë P Ë R O F E R T Ë
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
- Tre (3) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degët e KRK-së në Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj.
Kompanitë të ofertojnë të dy opcionet, automatik dhe manual.
Në ofertë duhet të përfshihet edhe dërgimi deri në zyren përkatëse dhe kyqja/montimi.
Në ofertë duhet të specifikohet: afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 24.11.2022.2022 deri me 30.11.2022.
Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.
Shpallje për furnizim me material informatik
InstitucionI Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS
Me anë të kësaj shpallje, ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:
Bateri, 3 copë – me karakteristikat minimale: 12V / 200 Ah,;
Invertor, 1 copë – Invertor Tripp Lite 230V, 3000W Power Verter APS INT Inverter/ Charger with Pure Sine Wave Output;
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar, afatin e liferimit dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 30.11.2022
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Analistë Kreditor
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave si në vijim:
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Lipjan
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjilan
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prizren
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec, me seli ne Xërxe
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.11.2022 deri me dt. 23.11.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune