Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

1)       Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjilan

2)      Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë

3)      Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Ferizaj

4)      Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Pejë

5)      Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Gjakovë dhe per zevendesime ne deget Deçan, Rahovec me seli ne Xerxe dhe Prizren, me kohë të caktuar (zevendesim):

 Analist-e Kreditor-e (pozita 1 & 2)

 Përgjegjësitë:

·         Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,

·         Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,

·         Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,

·         Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,

·         Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),

·         Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),

·         Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,

·         Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,

·         Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·         Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·         Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (pozita 3 & 4)

 Përgjegjësitë :

  • Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për  menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,
  • Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (pozita 5)

Përgjegjësitë:

·         Prezanton produktet e KRK tek klientet.

·         Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.

·         Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.

·         Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.

·         Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.

·         Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.

·         Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.

·         Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),

·         Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),

·         Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,

·         Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),

·         Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·         Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·         Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·         Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.04.2023 deri me dt. 30.04.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

NJOFTIM PËR ANULIM TË SHPALLJES PËR TRAJNIME

Përmes këtij njoftimi KREDITIMI RUAL I KOSOVËS njofton se anulohet Shpallja për trajnime e publikuar me 09.03.2023 dhe ka skaduar me 16.03.2023.

Kërkojmë mirëkuptim për aplikuesit për trajnime.