Month: October 2023
FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e pajisjeve për procesim te kartëmonedhave, shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE
Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me makineri për procesimin (kontrollin e vërtetësisë, autenticitetit dhe përshtatshmërisë) se kartëmonedhave sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
- Sasia dhe lloji i makinerisë se kërkuar:
-Makineritë për procesimin e kartëmonedhave – 4 copë.
- Kërkesat Minimale për Makineritë për Trajtimin e Kartëmonedhave Euro bazuar ne rregulloren e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës lidhur me :
– Makineritë e procesimit që do të përdoren nga ana e institucionit mikro financiar (KRK) për vërtetimin dhe klasifikimin e kartëmonedhave euro, si dhe valutave të tjera.
– Duhet të jenë në gjendje të identifikojnë me saktësi kartëmonedhat të falsifikuara nga ato të vërteta.
– Makineritë për procesimin e kartëmonedhave euro duhet të jenë të listuara në listën e Bankës Qendrore Evropiane të makinerive të testuara për autentifikimin e kartëmonedhave euro
– Makinat e trajtimit të kartëmonedhave duhet të përpunojnë kartëmonedhat euro, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht ato pa ndërhyrjen e operatorit të makinerisë.
– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të kenë numrin e kërkuar të rafteve (stackers) të dedikuar për të siguruar klasifikimin dhe veçimin e saktë të kartëmonedhave euro që procedohen.
– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të jenë të adoptueshme për të siguruar detektimin me saktësi të kartëmonedhave false të reja).
– Oferuesi duhet të sigurojnë një deklaratë nga prodhuesi i makinerisë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, që garanton se karakteristikat e makinerisë së instaluar korrespondojnë me ato të makinerisë, të përfshirë në listën e publikuar të Bankës Qendrore Evropiane dhe/ose Komisionit Evropian dhe që makineria e instaluar përpunon kartëmonedhat dhe monedhat në të njëjtën mënyrë si makineria e të njëjtit lloj të testuar nga Banka Qendrore Evropiane.
Makinerit (BAM) – Makineri të procesimit të kartëmonedhave euro, duhet te kete se paku dy xhepa apo qe kryejne funksionet si ne vijim:
- raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e përshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta dhe në gjendje të mirë kualitative.
- raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e papërshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta por në gjendje jo të përshtatshme.
- raft te dedikuar për refuzim (reject stacker) të kartëmonedhave të dyshimta – Objekte që nuk njihen si kartëmonedha euro; Kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara; Kartëmonedha euro që nuk janë vërtetuar qartësisht.
Po ashtu makinat duhet te kene DUAL CIS, te lexojne numrin serik dhe ta ruajne ne PC etj.
Për çështjet që nuk janë përfshirë në ketë shpallje duhet të jene në pajtueshmëri rregulloren e BQK-se për Operacionet me Para të Gatshme 31 mars 2016
Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:
-Kualiteti/çmimi i ofruar,
-Kushtet , afatgjatesia e garancionit dhe servisimit.
-Afati i liferimit.
Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 09.11.2023
Ofertat mund të dërgohen në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.
Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim te Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë
Përgjegjësitë:
- Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e KRK-se.
- Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.
- Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.
- Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.
- Pergadite analiza te pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.
- Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.
- Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.
- Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie (si Analist-e Kreditor-e),
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësi te përpilimit te raporteve me shkrim.
- Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 30.10.2023 deri me dt. 05.11.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=853
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave si në vijim:
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjakovë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 27.10.2023 deri me dt. 02.11.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.10.2023 deri me dt. 23.10.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=850