Zgjatje afati-Shpallje për alarm

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se për vitin 2024,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per :

 ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER SHERBIMIN E INSTALIMIT, MBIKQYRJES DHE MIRËMBAJTJES SË PAISJEVE TË SIGURISË (ALARM) PËR ZYRAT E KRK-SË

 Ftojme kompanit e interesuara qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes se sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se per vitin 2024 te cilat gjinden ne Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Llojin (marken)  e paisjes, dhe

-Çmimin mujor te shërbimit per instalimin, mbikëqyrjen, mirëmbajtjen e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit per njesi (zyre),

Ofertuesi duhet te bashkangjes me oferte; certifikaten e regjistrimit te biznesit, emertimin dhe selinë, certifikaten e paisjeve te ofruara, listen e referencave.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçar me mundësi ripërtëritje.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:

Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Zgjatje afati-Shpallje për transmetime në TV

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2024, shpall:

ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:

krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK-së, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Zgjatje afati-Shpallje për kasaforta

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me kasaforta për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER FURNIZIM DHE SERVISIM I KASAFORTAVE

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim dhe servisim me masaforta dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 468 kg,
  • Brava dhe qelësi te sigurise se larte
  • Brava elektronike
  • Pjeset tjera te ndrrimit ne rast nevoje
  • Servisim emergjent ne zyre te KRK-se
  • Hapje jokonvencionale, si dhe riparim i kasafortes ne zyre te KRK-se
  • Bartja dhe ankorimi i kasafortes

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Zgjatje afati-Shpallje për sportela

FTESË PËR OFERTË

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2024, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;

ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË  ZYRAVE

 Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.

Oferta duhet të përmbaj  çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:

-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,

-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),

-riparimi i sportelit dhe tavolines me sirtar dhe ndrrimi i xhamave

-punimi i tavolinës së punës së sportelit me sirtar (cmimi per meter),

-punimi i sitarit per tavoline

-punimin e paravanave,

-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit;

-zhvendosjen e sportelit;

-bartjen e sportelit;

Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.

Referencë  për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zyrate KRK  ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:  Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.