Month: March 2024
Shpallje për ofertim
InstitucionI MikroFinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS
Me anë të kësaj shpallje, ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:
- Kartela te fiber-it dhe High Profile Riser sasia dy (2) copë
Karakteristikat: Dual 8Gb Fiber Channel Adapter + High Profile Riser for Dell Power edge R440
Per Server me service tag: 2QVTMF3 , 89LQ2S2 .
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne performancen e kerkuar, çmimin, afatin e liferimit etj
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 15.03.2024.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Konkurs pune: Zyrtar/e për administrim të kredive për degën në Pejë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për administrim te kredive për degën Pejë
Përgjegjësitë:
- Verifikon dokumentacionin e kredisë qe te jete në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies ne fazen para shperndrajes se kredise dhe para sistemimit te dosjes kreditore.
- Rishikon dhe sigurohet që i gjithë dokumentacioni i kredise është i plotesuar sakte dhe i kompletuar me dokumente percjellese duke perfshire kontrollimin e nënshkrimeve, vulave, miratimeve, vlefshmerise se dokumenteve, etj.
- Sigurohet qe dokumentacioni ne dosjet kreditore te jete ne pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e kredidhenies, kërkesat ligjore dhe te rregulloreve.
- Identifikon dhe raporton me kohe leshimet e paqellimshe, parregullesite dhe mangesite ne procesin e kompletimit te dokumentacionit per shperndarje te kredise dhe mbane nje qendrim proaktiv për të siguruar veprime korrigjuese në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies.
- Mban shënime të sakta dhe të përditësuara per dosjet kreditore, përgatit raporte dhe siguron përditësime të rregullta për gjendjen e dosjeve kreditore.
- Sistemon me kohe dosjet e kredive duke u kujdesur qe dosjet te jene te kompletuara me dokumentacion perkates.
- Zevendeson poziten Arkatar dhe Zyrtar per regjistrim ne dege ne rast mungese.
- Pune te tjera te nderlidhura me poziten dhe nevojat e deges.
Kushtet e kerkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtesi te mira te organizimit, analizimit te te dhenave dhe vemendje ndaje hollesive.
- Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B (e preferueshme).
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 08.03.2024 deri me dt. 14.03.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=887
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Shpallje për ofertim
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar, i cili me qëllim të parandalimit të rrezikut në punë si dhe me qëllim të përmbushjes se obligimeve ligjore, respektivisht të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin ne Pune nr.04/L-161 ka planifikuar shpalljen si më poshtë:
SHPALLJE PËR FUSHËN E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË
Në bazë te kësaj shpallje ftohen kompanitë e interesuara për paraqitjen e ofertave për ofrimin e shërbimeve për Siguri dhe Shëndet në punë për periudhe njëvjeçare qe përfshin:
– Vlerësimin e riskut (specifikisht, rreziqet, nivelin e rreziqeve dhe masat e nevojshme parandaluese për të përmirësuar rreziqet në vendin e punës) dhe hartimin e raportit të riskut dhe kryerjen e matjeve në tërësi (objektet) njësia dhe lokacioni duke përfshirë pjesën e administratës ne 30 njësi (Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Mamushe, Pejë, Podujevë, Prishtinë (3 objekte ne Prishtine, nje objekt i Zyrës qendrore dhe dy objekte te zyrave te degëve), Prizren, Rahovec, Xerxe, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gracanice).
– Vlerësimin e pozitave te punës ne rast se krijohet ndonjë pozite e re (30 pozita te punës janë vlerësuar ne vitin 2022)
– Matjet e kërkuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë për te gjitha objektet e KRK-se
– Rishikimin e ndryshimeve ligjore për modifikimin e politikes dhe rregullores se brendshme për Siguri dhe Shëndet në Punë
– Trajnimin e stafit te ri për Siguri dhe Shëndet në Punë
– Rishikimin e veprimeve të ndërmarra nga vlerësimi paraprak dhe ofrimin e rekomandimeve përkatëse
– Rishikimi i Planit Emergjent, Evakuimit dhe Shpëtimit, Planit të parandalimit dhe punë të tjera të ndërlidhura me fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke përfshirë edhe konsulencën për periudhën kontraktuese.
Oferta për aplikim duhet të përmbajë: të dhënat për kompaninë/institucionin, të dhënat kontaktuese, referencat për punë të ngjashme, certifikata e kompanisë qe dëshmon se ofertuesi është i licencuar për të kryer këtë shërbim, oferta financiare, etj.
Zgjedhja e kompanisë fituese do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertave nga komisioni duke marrë në konsideratë çmimin, referencat, etj.
Me kompaninë e përzgjedhur do të lidhet kontrate njëvjeçare.
Oferta duhet të jetë me TVSH.
Afati i dorëzimit të ofertave: nga dt. 06.03.2024 deri me 15.03.2024.
Afati i implementimit të vlerësimit: Prill 2024-Mars 2025
Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në adresën elektronike: krk_imf@krk-ks.com apo në zyrën e KRK, Rr. Behije Dashi Nr. 20, Prishtinë.
Konkurs pune: Një (1) Arkatar/e dhe zyrtar/e për regjistrim
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Malishevë, dhe per zevendesime ne deget Suharekë dhe Gllogoc:
Përgjegjësitë:
- Prezanton produktet e KRK tek klientet.
- Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
- Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
- Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
- Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
- Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
- Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
- Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kerkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.03.2024 deri me dt. 11.03.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=886
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.