Konkurs pune: Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyrën qendrore në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë:

 Përgjegjësitë :

·         Mbeshtet procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per punetoret e ri, etj.) dhe sipas nevojes bene selektimin e kandidateve dhe merr pjese ne panele intervistuese,

·         Mbeshtet procesin qe nderlidhet me sistemin e menaxhimit te performances duke monitoruar procesin e percaktimit te objektivave dhe vleresimit te performances per stafin dhe sipas nevojes kontribon ne pergatitjen, analizimin dhe verifikimin e te dhenave.

·         Mbeshtet proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te stafit (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, trajtimi i kerkesave per trajnime, etj.).

·         Harton kontratat e punes per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe perditeson me kohe afatet e kontratave.

·         Perditeson dhe analizon te dhenat per stafit sipas kategorive te ndryshme dhe kerkesave te paleve, perfshire ndryshimet mujore per listen e pagave.

·         Sipas nevojes pergatite te dhena, raporte dhe draft vendime qe nderlidhen me proceset ne Burime Njerezore

·         Kujdeset qe te mbaje raporte te mira me stafin dhe te adresoj kerkesat e tyre,

·         Kujdeset qe te respektoj dhe zbatoj te gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerezore

·         Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universiteti në Menaxhim te Burimeve Njerezore, Administrim Biznesi, shkenca shoqerore apo kualifikim ekuivalent profesional.

·         Përvojë paraprake te deshmuar në fushen e Burimeve Njerezore (se paku tri vite),

·         Certifikime ne fushen e Burimeve Njerezore (e preferueshme)

·         Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme),

·         Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),

·         Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,

·         Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,

·         Njohuri të gjuhës angleze,

·         Patent shofer, kategoria B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.06.2024 deri me dt. 26.06.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=914

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës

Shpallje për klima (kondicioner)

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me paisje klimatizuese per zyrat e saj, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI DHE MONTIM TË PAISJEVE KLIMATIZUESE DHE MIRËMBAJTJA E  TYRE

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim paisje klimatizuese dhe mirëmbajtje tyre gjate periudhes se garancionit dhe me tutje, si në vijim:

  • Trembëdhjetë (13) copë klima për ftohje dhe ngrohje me inverter 12000 BTU, ne Prishtine dhe Kaçanik
  • Pesë (5) copë klima për ftohje dhe ngrohje me inverter 18000 BTU, në Lipjan, Gjilan, Kamenicë, Obiliq
  • Një (1) copë klimë për ftohje dhe ngrohje me inverter 24000 BTU, në Gllogoc

– Çmimet e ofertuara per paisje duhet te jene me TVSH dhe duhet te perfshijne ne çmim pjeset percjellese, transportin,  montim ne deget e KRK-se. Ne disa raste do të bëhet demontimi i klimës ekzistuese dhe vendoset klima e re.

– Çmimet  e mirëmbajtjes së paisjeve si më lartë duhet të jenë me TVSH dhe duhet të perfshijnë në çmim edhe shpenzimet e transportit per mirëmbajtjen e paisjes në deget e KRK në Kosovë.

Në ofertë të ceket brendi, granacioni, montimi dhe çmimorja e servisimeve/mirëmbajtjes.             Zgjedhja e ofertës me te volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 24.06.2024 deri në orën 10:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Një Përgjegjës-e dege për degën në Kamenicë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Pergjegjes-e dege për degën në Kamenicë

 Përgjegjësitë:

  • Pergjegjes per krijimin dhe menaxhimin e portfolios se deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Pergjegjes per stafin dhe definimin prioriteteve për punën e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne  perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te degës si anëtar,
  • Pergjegjes per menaxhimin e aktivitetive te marketingut dhe promovimit te ofertës kreditore,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Koordinon punën ne mes te degës dhe zyrës qendrore te KRK-se,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 03.06.2024 deri me dt. 09.06.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=913

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.