Month: July 2024
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim të pozitave në vijim: 1) Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë 2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Suharekë 3) Një (1) Zyrtar për çështje mjedisore dhe sociale me kohe te caktuar (zevendesim) për zyren qendrore në Prishtinë ————————————————————————————————————————————————- Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë (Pozita 1)
Përgjegjësitë: · Diagnostikon dhe zgjidh probleme në sistem të TI-së, rrjet dhe gabimet në hardware / software dhe kontakton me ISP (Internet Service Provider) në rast të problemeve. · Teston funksionalitetin e invertoreve,baterive, pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja dhe i mirëmban. · Evidenton lëvizjen e paisjeve te TI-së nga dega në zyrë qëndrore dhe anasjelltas, perfshire evidencen e pajisjeve jashtë lokacionit si dhe mbane evidencen e paisjeve sipas degeve, karakteristikave dhe funksionalitetit, · Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe pajisjeve; · Mirembajtje e kompjuterëve dhe formatizimi i tyre, kryen të gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter, si dhe mirëmbane printer, fotokopje, DVR, dhe paisjeve tjera të TI-së perfshire pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj.; · Bën backup dhe restore të serverëve, router-ve, switch-ve dhe verifikon procesin e backup. Sipas nevojes zevendeson administratorin e sistemit per detyrat si ne vijim: · Menaxhon, monitoron dhe mirëmban punen e serverave, paisjes firewall-fortigate, domain-it dhe rrjetit dhe bën ruajtjen e të dhënave. · Ben mbështetje teknike lidhur me shfrytëzimin e aplikacioneve te perdorura për kredi dhe kontabilitet për zyrën qendrore dhe degët e KRK-se · Merret me menaxhimin e llogarive të shfrytëzuesve dhe kompjuterëve në active directory dhe exchange, · Siguron qe te merren masat e duhura per te parandaluar kercnimet kibernetike dhe kujdeset per sigurine kibernetike ne pergjithesi, · Monitoron dhe teston Disaster Recovery Center ( Qenderen Rezerve per Rimekembje) si dhe mbeshtet procesin e testimit te funksioanlitetit te DRC dhe funksionalizimin e sitemit.
Kushtet e kërkuara: · Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme). · Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në administrimin e sistemeve, rrjetave apo te ngjajshme (e preferueshme). · Certifikime relevante qe nderlidhen me poziten (e preferueshme) · Njohuri në administrimin e parimeve dhe praktikave te sigurise se sistemeve dhe rrjetave, · Njohuri ne identifikimin e problemeve ne rrjete, njohje te mjeteve monitoruese dhe teknikave troubleshooting, · Njohuri te teknikave te virtualizimit ( VMware, Hyper-V). · Shkathtesi shume të mira analitike, per zgjidhje te problemeve dhe te komunikimit. · Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip. · Njohuri te mire te gjuhes angleze. · Patent shofer (kategoria B) ————————————————————————————————————————————————– Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Suharekë (Pozita 2) Përgjegjësitë: · Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient, · Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit, · Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat, · Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor, · Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien. Kushtet e kërkuara: · Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme), · Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht), · Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane, · Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office, · Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, · Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, · Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), · Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. ————————————————————————————————————————————————– Një (1) Zyrtar për çështje mjedisore dhe sociale me kohe te caktuar (zevendesim) për zyren qendrore në Prishtinë (Pozita 3) Përgjegjësitë: · Harmonizon dokumetet, politikat dhe procedurat e institucionit me kerkesat ligjore, te rregullatoreve dhe te paleve te tjera qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale, te cilat direkt apo indirekt ndikojnë në afarizmin e institucionit, · Raporton për gjendjen mjedisore-sociale sipas kerkesave te paleve, si dhe harton raporte specifike qe nderlidhen me treguesit e mateshme per çeshtjet mjedisore dhe sociale, · Merr pjese ne hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjise se institucionit per çeshtjet mjedisore dhe sociale · Vlerëson ndikimet dhe rreziqet mjedisore dhe sociale nga aktiviteti i kredidhenies, kundrejt kërkesave të standardeve per qëndrueshmëri mjedisore dhe sociale. · Përmirëson bazën e te dhenave te KRK duke analizuar dhe shpërndarë praktikat më të mira dhe duke kontribuar në projektet në fushën e ndikimit mjedisor dhe social dhe ne projektet e menaxhimit të rrezikut ne kete fushe. · Identifikon mundësit për zhvillimin e kapaciteteve dhe mbane trajnime me qellim informimi, senzibilizimi dhe zbatimi te politikave dhe procedurave mbi çështjet mjedisore dhe sociale për stafin dhe palet tjera (psh klientet). · Pjesëmarrje aktive në rrjetet/grupet qe ofrojne mbeshtetje mbi temat kryesore qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale. · Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën. Kushtet e kërkuara: · Diplomë universiteti në shkenca mjedisore, shkenca sociale apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme), · Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme), · Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën, standardet ISO, etj. (e preferueshme), · Shkathtesi të mira në pergatitje te raporteve, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike, · Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip, · Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office) dhe punën me baza të të dhënave, · Njohuri të mira të gjuhës angleze, · Të posedoj patentë shofer për kategorinë B ————————————————————————————————————————————————– Konkursi mbetet i hapur nga dt. 10.07.2024 deri me dt. 16.07.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=920 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. |
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.