Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
  • Një (1) Zyrtar-e për administrim të kredive me kohë të caktuar (zëvendësim) për degën në Pejë
  • Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Prizren
  • Një (1) Zyrtar-e për Siguri të Informacionit për zyren qendrore në Prishtinë

 ——————————————————————————————————————————————-

Analist-e Kreditor-e (Pozita 1)

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

——————————————————————————————————————————————-

 Zyrtar-e për administrim të kredive (Pozita 2)

 Përgjegjësitë:

  • Verifikon dokumentacionin e kredisë qe te jete në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies ne fazen para shperndrajes se kredise dhe para sistemimit te dosjes kreditore.
  • Rishikon dhe sigurohet që i gjithë dokumentacioni i kredise është i plotesuar sakte dhe i kompletuar me dokumente percjellese duke perfshire kontrollimin e nënshkrimeve, vulave, miratimeve, vlefshmerise se dokumenteve, etj.
  • Sigurohet qe dokumentacioni ne dosjet kreditore te jete ne pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e kredidhenies, kërkesat ligjore dhe te rregulloreve.
  • Identifikon dhe raporton me kohe leshimet e paqellimshe, parregullesite dhe mangesite ne procesin e kompletimit te dokumentacionit per shperndarje te kredise dhe mbane nje qendrim proaktiv për të siguruar veprime korrigjuese në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies.
  • Mban shënime të sakta dhe të përditësuara per dosjet kreditore, përgatit raporte dhe siguron përditësime të rregullta për gjendjen e dosjeve kreditore.
  • Sistemon me kohe dosjet e kredive duke u kujdesur qe dosjet te jene te kompletuara me dokumentacion perkates.
  • Zevendeson poziten Arkatar dhe Zyrtar per regjistrim ne dege ne rast mungese.
  • Pune te tjera te nderlidhura me poziten dhe nevojat e deges.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtesi te mira te organizimit, analizimit te te dhenave dhe vemendje ndaje hollesive.
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B (e preferueshme).

——————————————————————————————————————————————-

 Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 3)

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

——————————————————————————————————————————————-

 Zyrtar-e për Siguri të Informacionit (Pozita 4)

 Përgjegjësitë:

  • Planifikon, implementon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e informacionit;
  • Rishikon, përditëson dhe vlerëson se politika, procedura dhe dokumente tjera të sigurisë së informacionit mbulojnë rreziqet që cenojnë sigurinë e informacionit dhe propozon përmirësime të mundshme;
  • Merr pjesë në implementim të projekteve dhe zhvillimeve te TI dhe vlerëson rreziqet lidhur me sigurinë e informacionit dhe merre masa adekuate për zvogëlimin e tyre;
  • Ben vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që cenojnë sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;
  • Përgatite raport dhe plane të veprimit për te adresuar/minimizuar rreziqet e sigurisë së informacionit dhe monitoron eliminimin e dobësive të identifikuara nga vlerësimet e rrezikut te sigurisë;
  • Ben vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se partnerët e jashtëm zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Përgatite dhe përcjelle zbatimin e politikave të sigurisë nga ana e të punësuarve;
  • Përcjelle shkeljen e rregullave të sigurisë dhe ndërmerr veprime përmirësuese;
  • Detyra te tjera te nderlidhura me poziten.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike, teknologji informative, siguri kibernetike, menaxhimin e sistemeve informative apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme).
  • Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në menaxhimin e sigurise se informatave dhe ne sektorin financiar (e preferueshme).
  • Certifikime relevante qe nderlidhen me sigurine e informacionit (e preferueshme)
  • Njohuri në administrimin e parimeve dhe praktikave te sigurise se sistemeve, aplikacioneve dhe rrjetave,
  • Njohuri të sistemeve operative, bazave të të dhënave, në përdorimin e veglave te sigurisë, etj.
  • Shkathtesi shume të mira analitike, per zgjidhje te problemeve dhe te komunikimit.
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.
  • Njohuri te mire te gjuhes angleze.
  • Patent shofer (kategoria B)

——————————————————————————————————————————————-

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 25.09.2024 deri me dt. 01.10.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Konkurs pune: Analist/e kreditor/e

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Obiliq

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 09.09.2024 deri me dt. 15.09.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=930

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje për ofertim

 Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të blerjes së nje gjeneratori, publikon këtë:

F T E S Ë P Ë R O F E R T Ë

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Klinë. Kompanitë të ofertojnë të dy opcionet, automatik dhe manual. Në ofertë duhet të përfshihet edhe dërgimi deri në zyren ne Klinë dhe kyqja/montimi. Në ofertë duhet të specifikohet: afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.

Çmimi i ofertuar duhet të jenë me TVSH. Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin/brendin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin. Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 02.09.2024 deri me 06.09.2024. Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën  krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Objekti D, pn (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.