Month: October 2024
Shpallje: Furnizim me material reklamues
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues per fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES
Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:
– Kalendar tavoline, me 6 fletë 12 muaj, 7,000 (shtatëmijë) copë;
– Lapsa kimik 10,000 (dhjetëmijë) copë;
– termos per uje 400 copë (katerqind) copë;
– set notes B5 dhe stilolaps, 350 copë (treqindepesëdhjetë) copë;
– çokolladë vendore, 400 copë (katërqind) copë;
– kartolinë e thyeshme 21x21cm me zarf standard, 50 (pesëdhjetë) copë
– qese letre me llogo, 400 copë (katerqind) copë;
Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.
Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.
Me ofertë të dërgohen edhe fotot e produkteve të ofertuara.
Në ofertë të përfshihet liferimi në 28 degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Graçanicë, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë 2 lokacione, Prizren, Rahovec, Fshati Xërxë, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.
Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datë 05.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com
Përurimi-dega Vushtrri
Me datë 24.10.2024 kemi bërë përurimin e degës në Vushtrri në lokacionin e ri që gjindet brenda sheshit të Lirisë (afër Kalasë). Dega e Vushtrrisë si njëra ndër institucionet e para mikrofinanciare në këtë komunë, nga tani ofron një qasje më të lehtë për klientët dhe qytetarët e kësaj komune. Zyra është e hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ju mirëpresim!
Shpallje për trajnime
Konkurs pune: Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyrën qendrore në Prishtinë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k rishpall: K O N K U R S Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë: Përgjegjësitë : · Mbeshtet procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per punetoret e ri, etj.) dhe sipas nevojes bene selektimin e kandidateve dhe merr pjese ne panele intervistuese, · Mbeshtet procesin qe nderlidhet me sistemin e menaxhimit te performances duke monitoruar procesin e percaktimit te objektivave dhe vleresimit te performances per stafin dhe sipas nevojes kontribon ne pergatitjen, analizimin dhe verifikimin e te dhenave. · Mbeshtet proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te stafit (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, trajtimi i kerkesave per trajnime, etj.). · Harton kontratat e punes per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe perditeson me kohe afatet e kontratave. · Perditeson dhe analizon te dhenat per stafit sipas kategorive te ndryshme dhe kerkesave te paleve, perfshire ndryshimet mujore per listen e pagave. · Sipas nevojes pergatite te dhena, raporte dhe draft vendime qe nderlidhen me proceset ne Burime Njerezore · Kujdeset qe te mbaje raporte te mira me stafin dhe te adresoj kerkesat e tyre, · Kujdeset qe te respektoj dhe zbatoj te gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerezore · Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore. Kushtet e kërkuara: · Diplomë universiteti në Menaxhim te Burimeve Njerezore, Administrim Biznesi, Shkenca Shoqerore apo kualifikim ekuivalent profesional. · Përvojë paraprake te deshmuar në fushen e Burimeve Njerezore (se paku tri vite), · Certifikime ne fushen e Burimeve Njerezore (e preferueshme) · Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme), · Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara), · Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale, · Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip, · Njohuri të gjuhës angleze, · Patent shofer, kategoria B. Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.10.2024 deri me dt. 30.10.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=938 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës. |
Panairi “Agri-Renew 2024”
Pjesëmarrja dhe mbështetja e panairit bujqësor dhe i energjisë së ripërtritshme “Agri-Renew 2024”.
Konkurs pune: Analist/e kreditor/e, dega Pejë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.10.2024 deri me dt. 27.10.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=937
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall: K O N K U R S Për rekrutim te pozitave ne vijim: 1)Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Dragash 2)Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim me kohë të caktuar (zëvendësim) për degën në Gjakovë dhe për zëvendësime në degët Deçan, Rahovec me seli në Xërxë dhe Prizren —————————————————————————————————————- Analist-e Kreditor-e (Pozita 1) Përgjegjësitë: ·Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient, · Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit, ·Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat, ·Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor, ·Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien. Kushtet e kërkuara: ·Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme), ·Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht), ·Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane, ·Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office, ·Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, · Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, ·Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), ·Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. ————————————————————————————————————— Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 2) Përgjegjësitë: ·Prezanton produktet e KRK tek klientët, ·Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë, ·Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara, ·Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta, ·Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara, · Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor, ·Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor, ·Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara: ·Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme), ·Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme), ·Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave, ·Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme), ·Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, ·Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, ·Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme), ·Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), ·Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. —————————————————————————————————————-Konkursi mbetet i hapur nga dt. 11.10.2024 deri me dt. 17.10.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
|
Shpallje për furnizim dhe montim të pajisjeve klimatizuese
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me paisje klimatizuese per zyrat e saj, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIM DHE MONTIM TË PAISJEVE KLIMATIZUESE
Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim paisje klimatizuese dhe mirëmbajtje tyre gjate periudhes se garancionit, si në vijim:
- Dy (2) copë klima për ftohje dhe ngrohje me inverter 12000 BTU, ne Prishtine dhe Dragash
- Gjashtë (6) copë klima për ftohje dhe ngrohje me inverter 18000 BTU, në Pejë, Malishevë, Podujevë dhe Mitrovicë
- Katër (4) copë klimë për ftohje dhe ngrohje me inverter 24000 BTU, në Vushtrri, Prizren dhe Suharekë
– Çmimet e ofertuara per paisje duhet te jene me TVSH dhe duhet te perfshijne ne çmim pjeset percjellese, transportin, montim ne deget e KRK-se. Ne disa raste do të bëhet demontimi i klimës ekzistuese dhe vendoset klima e re.
– Çmimet e mirëmbajtjes së paisjeve si më lartë duhet të jenë me TVSH dhe duhet të perfshijnë në çmim edhe shpenzimet e transportit per mirëmbajtjen e paisjes në deget e KRK në Kosovë.
Në ofertë të ceket brendi, granacioni, montimi dhe çmimorja e servisimeve/mirëmbajtjes.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 18.10.2024, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Shpallje për furnizim me goma të veturave
Kreditimi Rural i Kosovës LLC, me qellim furnizimi me goma dimri (M + S) për vetura, publikon këtë:
S H P A L L J E
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me goma dimëri ( M + S) për vetura te udhëtarëve me dimension dhe sasi siç vijon:
DIMENSIONI I GOMAVE | SASIA NË COPË |
Goma 165/70 R-14 | 12 |
Goma 175/70 R-14 | 40 |
Goma 185/65 R-15 | 34 |
Goma 195/65 R-15 | 26 |
Goma 205/55 R-16 | 12 |
Total: | 124 copë |
Gomat e ofertuara duhet ta jene prodhim i vitit 2024, dhe montimi dhe balancimi të jetë i perfshirë në çmim.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin/brendin, çmimin, montimin dhe garancionin e ofruar.
Afati i paraqitjes se ofertave nga data 11.10.2024 deri me datën 18.10.2024.
Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre ne email adresën: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Objekti D pn (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtine.