Month: January 2025
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave në vijim:
- Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Pejë 2
- Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Prizren 2
- Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Pejë 2
- Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Prizren 2
- Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Pejë 2
- Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Prizren 2
- Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim me kohë të caktuar (zëvendësim)për degën në Prishtinë dhe për zëvendësime në degët Prishtinë 2, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën nëGllogoc, me kohë të caktuar (zëvendësim)
- Një (1) Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)
——————————————————————————————————————————————-
Përgjegjës-e dege (Pozita 1 & 2)
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e portfolios së degës dhe të gjitha punët lidhur me aktivitetin kreditor,
- Përgjegjës për stafin dhe definimin prioriteteve për punën e tyre në perputheshmeri me procedurat e KRK-së,
- Kontribon në përpilimin e planeve strategjike të KRK-së.
- Merr pjesë në mbledhjet e komitetit kreditor të degës si anëtar,
- Përgjegjës për menaxhimin e aktivitetive të marketingut dhe promovimit të ofertës kreditore,
- Analizon tregun në të cilen operon dhe identifikon nevojat për produkte të reja kreditore,
- Kontrollon kualitetin e të dhenave lidhur me kreditë dhe respektimin e afateve për regjistrimin e kthimeve dhe shpërndarjeve të kredive në databazë,
- Koordinon punën në mes të degës dhe zyrës qendrore të KRK-së,
- Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kreditë dhe dokumentacionin financiar lidhur me shpërndarjen dhe kthimin e kredive,
- Detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
- Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Analist-e Kreditor-e (Pozita 3,4 & 8)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 5, 6 & 7)
Përgjegjësitë:
- Prezanton produktet e KRK tek klientët,
- Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
- Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
- Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
- Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara,
- Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
- Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve (Pozita 9)
Përgjegjësitë:
- Të kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
- Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë;
- Të promovoj ofertën kreditore tek klientët përmes telefonit;
- Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
- Të regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
- Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhënat që pranon nga qendra e thirrjeve,
- Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme në sektorin financiar (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në te shkruar,
- Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), degjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërksave te klienteve.
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
——————————————————————————————————————————————-
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.01.2025 deri me dt. 30.01.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Request for proposal for Mobile Application
Shpallje për ofertim-pajisje teknologjike
InstitucionI Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS
Me anë të kësaj shpallje, ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:
- Kompjuter, 27 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (Gen 12); RAM 8GB, SSD 240GB dhe HDD 500GB (ose vetëm SSD 512GB); tastierë (english) dhe mouse; preferohet forma Tower. Në rast se kompania posedon kompjuterë me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj të kompjuterëve (Core i7..etj). Kompjuterët duhet të jenë Brand Name.
- Llaptop, 1 copë me karakteristika minimale: Procesor Core i7 (Gen 12); RAM 16GB, SSD 1TB; madhësia 15.6”. Në rast se kompania posedon llaptop me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj. Llaptopët duhet të jenë Brand Name.
- Licensa për Operating System Windows 11 Pro, 27 copë.
- Monitor, 27 copë – me karakteristika minimale 22-24”, wide screen;
- Makina fotokopjuese (skaner/printer/fotokopje), 17 copë, karakteristika minimale: A4, 20 ppm, kopjim/ printim duplex, ADF (modele që kanë madhësi dhe karakteristika të ngjashme me Canon MF463dw);
- Printer, 10 copë – karakteristikat minimale: A4, 20 ppm, 1 cartridge min. 1,500 page.;
- Router Mikrotik, 11 copë – me karakteristika: 1700 MHz CPU, RAM 4 GB, 16 porte, Gigabit Ethernet, rackmount (rekomandohet modeli Mikrotik CCR2004-16G-2S+);
- Bateri, 12 copë – me karakteristika minimale: 12V / 200 Ah,;
- Invertor, 3 copë – ( Tripp lite / APSX 1250 apo te ngjashëm);
- Bateri për UPS, 7 copë – me karakteristika minimale: 12V / 9 Ah,;
- SSD 240GB ose SSD 512GB, 40 copë.
- UPS, 27 copë – me karakteristika minimale: 650 VA;
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar, afatin e liferimit dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 27.01.2025.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Objekti D, pn (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Shpallje për ofertim (vetura)
Lënda: FTESË PËR KUOTIM PËR BLERJEN E TRI (3) VETURAVE
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të blerjes së tri (3) veturave të reja të udhëtarëve, fton kompanitë shitëse të veturave për paraqitjen e ofertave të tyre.
Sasia dhe karakteristikat teknike për veturat e kërkuara:
Një (1) veturë të udhëtarëve me volum motori deri 2000 cm³.
-Fuqia e motorit : deri 150 KW
-Lloji i motorit : benzinë, dizel etj.
-Lloji i frenimit : ABS,
-Numri i dyerve : 4/5,
-Klimatizimi: me klimatizim,
-Lloji i mbylljes : mbyllje qendrore,
-Hapja e dritareve anësore:elektrike (se paku te përparmet),
-Lloji i ngjyrës : argjend apo hiri metalike,
-Radio & CD : me radio CD
-Timoni: servo/hidraulik
-Gavellne (rrota) : celiku,
-Niveli i paisjes: standarde
-Goma M+S
Dy (2) vetura të udhëtarëve me volum motori më i vogël se 1600 cm³.
-Fuqia e motorit : nën 99 KW
-Lloji i motorit : dizel (turbo) apo benzinë
-Lloji i frenimit : ABS,
-Numri i dyerve : 4/5,
-Klimatizimi: me klimatizim,
-Lloji i mbylljes : mbyllje qendrore,
-Hapja e dritareve anësore:elektrike (se paku te përparmet),
-Lloji i ngjyrës : argjend apo hiri metalike,
-Radio & CD : me radio CD
-Timoni: servo/hidraulik
-Gavellne (rrota) : celiku,
-Niveli i paisjes: standarde
-Goma M+S
Kriteret që do të aplikohen për zgjedhjen e ofertuesit janë:
-oferta me e volitshme ne raport kualiteti /çmimi, për markën e përzgjedhur nga KRK.
-afati i liferimit,
-kushtet e garancionit dhe servisimit,
Lloji i tenderit : i mbyllur.
Kreditimi Rural mban te drejtën e përzgjedhjes se markës se veturës sipas preferencës se saje.
Çmimi, kualiteti, afati i liferimit, garancioni dhe servisimi do te konsiderohet si faktor përcaktues për përzgjedhje te oferuesit, pas përzgjedhjes se markës se veturës qe do te blihet nga KRK, bazuar ne ofertat e pranuara.
Dorëzimi i ofertave mund te bëhet:
-ne zyrat e Kreditimi Rural i Kosoves LLC, rruga e Behije Dashi, Objekti D pn, 10000 Prishtine,
-përmes email adresës: krk_imf@krk-ks.com
Afati për dorëzimin e ofertave deri 27.01.2025.
Ofertat e dërguara përmes postës do te konsiderohen valide vetëm nëse mbërrijnë deri ne afatin e shënuar si me lartë.