Shpallje për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

 ZHVENDOSJE E DOKUMENTACIONIT

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë në sasi si në vijim:

  • 219 kaseta metalike me nga 4 fiok me dokumentacion
  • 3,023 foldera me dokumentacion

Dokumentacioni i cili do te zhvendoset nga degët aktualisht një pjesë e tij ndodhet ne kaseta metalike me 4 fiok dhe pjesa tjeter i sistemuar në folldera.

Dokumetacioni i cili ndodhet ne kaseta metalike (cabinet files me 4 fiok) duhet te zhvendoset se bashku me kasete metalike i pahapur, ndersa dokumentacioni i cili ndodhet i sistemuar ne foldera, duhet te zhvendoset me pako qe duhet ti ofroj ofertuesi.

Dokumentaioni i cili eshte objekt i kesaj shpalljeje gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec/Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, dhe Viti.

Ofertuesit mund të kërkojnë listën me numër të saktë të kasetave metalike dhe folderave për secilën zyre të degës së KRK-së.

Ofertat për zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për zhvendosje nga degët e KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë
  2. Garancioni për kualitet të shërbimit, që bartja të bëhet pa dëmtime
  3. Posedimi i mjeteve të transportit dhe paisjeve për bartje dhe stafit për të ofruar këtë shërbim
  4. Oferta duhet të përfshij edhe pakot për bartje të folderave
  5. Afatin e kryerjes së shërbimit

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.02.2025 deri me datën 06.03.2025, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D, pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Ftesë për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e pajisjeve  për procesim te kartëmonedhave, shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE

Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me makineri për procesimin (kontrollin e vërtetësisë, autenticitetit dhe përshtatshmërisë) se kartëmonedhave dhe monedhave sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

  1. Sasia dhe lloji i makinerisë se kërkuar:

-Makineritë për procesimin e kartëmonedhave – 11 copë.

  1. Kërkesat Minimale për Makineritë për Trajtimin e Kartëmonedhave Euro bazuar ne rregulloren e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës lidhur me :

– Makineritë e procesimit që do të përdoren nga ana e institucionit mikro financiar (KRK) për vërtetimin dhe klasifikimin e kartëmonedhave euro, si dhe valutave të tjera.

– Duhet të jenë në gjendje të identifikojnë me saktësi kartëmonedhat të falsifikuara nga ato të vërteta.

– Makineritë për procesimin e kartëmonedhave euro duhet të jenë të listuara në listën e Bankës Qendrore Evropiane të makinerive të testuara për autentifikimin e kartëmonedhave euro

– Makinat e trajtimit të kartëmonedhave duhet të përpunojnë kartëmonedhat euro, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht ato pa ndërhyrjen e operatorit të makinerisë.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të kenë numrin e kërkuar të rafteve (stackers) të dedikuar për të siguruar klasifikimin dhe veçimin e saktë të kartëmonedhave euro që procedohen.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të jenë të adoptueshme për të siguruar detektimin me saktësi të kartëmonedhave false të reja).

– Oferuesi duhet të sigurojnë një deklaratë nga prodhuesi i makinerisë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, që garanton se karakteristikat e makinerisë së instaluar korrespondojnë me ato të makinerisë, të përfshirë në listën e publikuar të Bankës Qendrore Evropiane dhe/ose Komisionit Evropian dhe që makineria e instaluar përpunon  kartëmonedhat dhe monedhat në të njëjtën mënyrë si makineria e të njëjtit lloj të testuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Makinerit  (BAM) – Makineri të procesimit të kartëmonedhave euro, duhet te kete se paku dy xhepa  apo qe kryejne funksionet si ne vijim:

  • raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e përshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta dhe në gjendje të mirë kualitative.
  • raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e papërshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta por në gjendje jo të përshtatshme.
  • raft te dedikuar për refuzim (reject stacker) të kartëmonedhave të dyshimta – Objekte që nuk njihen si kartëmonedha euro; Kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara; Kartëmonedha euro që nuk janë vërtetuar qartësisht.

Po ashtu makinat duhet te kene DUAL CIS, te lexojne numrin serik dhe ta ruajne ne PC etj.

Për me shume shih rregulloren e BQK-se për Operacionet me Para të Gatshme.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:

-Kualiteti/çmimi i ofruar,

-Kushtet , afatgjatesia e garancionit dhe servisimit.

-Afati i liferimit.

Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 03.03.2025

Ofertat mund të dërgohen  në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Objekti D pn (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.

Konkurs pune: Analistë kreditorë në disa dege

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2025, shpallë:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Malishevë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec (me seli në Xërxë)
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për Han të Elezit (me lokacion në Kaçanik)

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.02.2025 deri me dt. 12.02.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Konkurs pune: Zyrtar-e per Departamentin e Financave

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Nje (1) Zyrtar-e per Departamentin e Financave për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (zevendesim),

 Përgjegjësitë:

  • Pergadite transfere bankare permes e-banking dhe ploteson format fizike te transfereve bankare,
  • Regjistron, transferon dhe barazon mjetet ne sistem,
  • Pregadite urdher-transfere te pagesave te ndryshme sipas nevojave te KRK,
  • Nxjerre, dergon dhe shtype gjendjet e llogarive bankare per deget dhe departamentin e financave,
  • Kryen pune administrative qe nderlidhen me proceset e kredidhenies,
  • Pranimi i paleve dhe thirrjeve telefonike per KRK-ne,
  • Protokolimi dhe sistemimi i dokumenteve te ndryshem administrative,
  • Regjistron te dhenat në programet/software-t adekuate,
  • Furnizimin e zyres me materiale zyrtare dhe kujdeset qe te kete rezerva,
  • Pune të tjera administrative te nderlidhura me departamentin.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të programeve qe perdoren ne financa dhe kredidhenie për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri shume te mire të punës me kompjuter (Paketa Microsoft Office),
  • Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra,
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion,
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm-e për punë në ekip,
  • Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme),

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.02.2025 deri me dt. 12.02.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=956

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Extension of deadline for Request for proposal for Mobile Application (iOS and Android)

Extension of deadline for Request for proposal for mobile application

Shpallje: Furnizim me lëndë djegëse

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të furnizimit me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, add blue, antifriz dhe shampon veror dhe dimeror për larje të xhamave për vitin 2025, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim  me:

– lëndë djegëse (naftë/benzin)

– antifriz,

– shampon per larjen e xhamave veror,

– shampon per larjen e xhamave dimeror,

– add blue

– autolarje (nëse posedon)

KRK posedon  83 vetura te cilat gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Gracanice, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ofertat për furnizim me lende djegës/nafte për automjetet si me larte do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për litër ne raport me kualitetin (llojin) e naftës/benzinës dhe artikujve tjere te kërkuar si me larte.
  2. Garancioni për kualitet,
  3. Posedimi i pikave shitëse ne komunat e specifikuara,

Çmimet duhet të jenë për litër dhe ne çmim te përfshihet TVSH.

Oferta duhet te permbaj:

-Oferten financiare

-Mesatarja e kalkulimit te cmimit mujor për muajin dhjetor 2024 për naftë dhe benzinë

-Zbritja e ofruar për litër

-Lista me pikat shitëse

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën një vjeçare 01.03.2025 deri me 29.02.2026 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 03.02.2025 deri me datën 10.02.2025, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.