Month: July 2025
Komunikatë për shtyp në lidhje me financimin e IFC-së për KRK

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10 milionë eurosh të nga IFC.
IFC është një nga partnerët më të mirë të KRK-së. Përmes bashkëpunimit me IFC-në, KRK ka mundësuar financimin e shumë biznese ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të pashërbyera nga bankat në Kosovë.
Kredia e IFC-së do t’u jepet më tej bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, veçanërisht me qëllim financimin e investimeve që do të rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme lokale në tregjet vendase dhe rajonale.
“KRK është krenare që bashkëpunon me IFC-në për të zgjeruar aksesin në financim për klientët e pashërbyer në të gjithë Kosovën, veçanërisht në sektorët ruralë dhe bujqësorë”, tha Lulzim Sadrija, Drejtor Ekzekutiv i KRK-së. “Me një prani të fortë kombëtare dhe angazhim ndaj standardeve të larta sociale dhe mjedisore, ky bashkëpunim do të na ndihmojë të thellojmë ndikimin tonë dhe t’u shërbejmë më mirë komuniteteve me akses të kufizuar në shërbimet financiare.”
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme përfaqësojnë më shumë se 90 përqind të të gjitha kompanive në Kosovë. Qasja më e mirë në financim do t’u lejojë bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të zgjerohen përtej tregut vendas.
“Ky investim do ta mbështesë Kosovën në mbylljen e boshllëqeve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konkretisht për fermerët e vegjël dhe bizneset në pronësi të grave”, tha Visar Perani, Zyrtar i IFC-së për Kosovën. “Duke ndihmuar në zgjerimin e aksesit në produkte financiare të përshtatura, ne mund të mbështesim përpjekjet e vendit për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit të saj financiar dhe për të nxitur rritjen ekonomike.”
Kreditimi Rural i Kosovës është institucioni i tretë më i madh mikrofinanciar në Kosovë dhe në pronësi të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), bankës holandeze zhvillimore Nederlandse Financierings-Maatschappij voor Ontwikkelingsladen (FMO), kompanisë franceze të zhvillimit Solidarité Internationale pour le Développement et l’SIDI, dhe kompanisë Helenos.