Author: marketing
Komunikatë për shtyp në lidhje me financimin e IFC-së për KRK

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10 milionë eurosh të nga IFC.
IFC është një nga partnerët më të mirë të KRK-së. Përmes bashkëpunimit me IFC-në, KRK ka mundësuar financimin e shumë biznese ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të pashërbyera nga bankat në Kosovë.
Kredia e IFC-së do t’u jepet më tej bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, veçanërisht me qëllim financimin e investimeve që do të rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme lokale në tregjet vendase dhe rajonale.
“KRK është krenare që bashkëpunon me IFC-në për të zgjeruar aksesin në financim për klientët e pashërbyer në të gjithë Kosovën, veçanërisht në sektorët ruralë dhe bujqësorë”, tha Lulzim Sadrija, Drejtor Ekzekutiv i KRK-së. “Me një prani të fortë kombëtare dhe angazhim ndaj standardeve të larta sociale dhe mjedisore, ky bashkëpunim do të na ndihmojë të thellojmë ndikimin tonë dhe t’u shërbejmë më mirë komuniteteve me akses të kufizuar në shërbimet financiare.”
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme përfaqësojnë më shumë se 90 përqind të të gjitha kompanive në Kosovë. Qasja më e mirë në financim do t’u lejojë bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të zgjerohen përtej tregut vendas.
“Ky investim do ta mbështesë Kosovën në mbylljen e boshllëqeve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konkretisht për fermerët e vegjël dhe bizneset në pronësi të grave”, tha Visar Perani, Zyrtar i IFC-së për Kosovën. “Duke ndihmuar në zgjerimin e aksesit në produkte financiare të përshtatura, ne mund të mbështesim përpjekjet e vendit për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit të saj financiar dhe për të nxitur rritjen ekonomike.”
Kreditimi Rural i Kosovës është institucioni i tretë më i madh mikrofinanciar në Kosovë dhe në pronësi të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), bankës holandeze zhvillimore Nederlandse Financierings-Maatschappij voor Ontwikkelingsladen (FMO), kompanisë franceze të zhvillimit Solidarité Internationale pour le Développement et l’SIDI, dhe kompanisë Helenos.
UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE

UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE
Konkurs pune
Linku i shpalljes: https://krk-ks.com/vendepune/
Konkurs pune
Prizren 2

Peja 2

Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave në vijim:
- Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Lipjan
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Rahovec (me seli në Xërxë)
——————————————————————————————————————————————-
Zyrtar-e për Burime Njerëzore (Pozita 1)
Përgjegjësitë :
- Mbështetë procesin e rekrutimit (shpallje të konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit të aplikuesve, kontaktimi i kandidatëve për intervista, plotësim i dokumentacionit për punëtoret e ri, etj.) dhe sipas nevojës bënë selektimin e kandidatëve dhe merr pjesë në panele intervistuese,
- Mbështetë procesin që nderlidhet me sistemin e menaxhimit të performancës duke monitoruar procesin e përcaktimit të objektivave dhe vlerësimit të performancës për stafin dhe sipas nevojës kontribon në përgatitjen, analizimin dhe verifikimin e të dhënave,
- Mbështetë proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të stafit (vlerësimi i nevojave për trajnime, përpilimi dhe implementimi i planit të trajnimeve, trajtimi i kerkesave për trajnime, etj.),
- Harton kontratat e punës per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe përditëson me kohë afatet e kontratave,
- Përditëson dhe analizon të dhënat për stafin sipas kategorive të ndryshme dhe kërkesave të palëve, përfshirë ndryshimet mujore për listen e pagave,
- Sipas nevojës përgatitë të dhëna, raporte dhe draft vendime që ndërlidhen me proceset në Burime Njerëzore,
- Kujdeset që të mbajë raporte të mira me stafin dhe të adresoj kërkesat e tyre,
- Kujdeset që të respektoj dhe zbatoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
- Punë të tjera administrative që ndërlidhen me Burime Njerë
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Shkenca Shoqërore apo kualifikim ekuivalent profesional,
- Përvojë paraprake të dëshmuar në fushën e Burimeve Njerëzore (se paku tri vite),
- Certifikime në fushën e Burimeve Njerezore (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme),
- Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),
- Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
- Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze,
- Patent shofer, kategoria B.
——————————————————————————————————————————————-
Analist-e Kreditor-e (Pozita 2 & 3)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.05.2025 deri me dt. 13.05.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Vazhdim i afatit të shpalljes për ofertim për gjenerator
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të blerjes së katër gjeneratorëve, publikon këtë:
VAZHDIM I AFATIT TË FTESËS PËR OFERTË
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
- Tre (3) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Pejë, Prizren dhe Decan.
- Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 5 KVA, për degën e KRK-së në Mamushë.
Kompanitë të ofertojnë të dy opcionet, automatik dhe manual.
Në ofertë duhet të përfshihet edhe dërgimi deri në zyret në Pejë, Prizren, Decan, dhe Mamushë si dhe të jetë i perfshië edhe kyqja/montimi.
Në ofertë duhet të specifikohet: afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.
Çmimi i ofertuar duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin/brendin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave është zgjatur deri me 22.04.2025.
Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Objekti D, pn (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.
Shpallje për Gjenerator
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të blerjes së katër gjeneratorëve, publikon këtë:
F T E S Ë P Ë R O F E R T Ë
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
- Tre (3) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Pejë, Prizren dhe Decan.
- Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 5 KVA, për degën e KRK-së në Mamushë.
Kompanitë të ofertojnë të dy opcionet, automatik dhe manual.
Në ofertë duhet të përfshihet edhe dërgimi deri në zyret në Pejë, Prizren, Decan, dhe Mamushë si dhe të jetë i perfshië edhe kyqja/montimi.
Në ofertë duhet të specifikohet: afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.
Çmimi i ofertuar duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin/brendin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 07.04.2025 deri me 14.04.2025.
Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Objekti D, pn (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.
Konkurs pune
Vizito linkun e konkursit: https://krk-ks.com/vendepune/