Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet FKGK dhe KRK për më shumë mundësi financimi për bizneset

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe KRK – Kreditimi Rural i Kosovës po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me qëllim të rritjes së mundësive të financimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

🟢 Përmes këtij bashkëpunimi, KRK si Institucion i Regjistruar Financiar do të ofrojë financime të mbështetura nga disa prej skemave garantuese të FKGK-së, duke lehtësuar qasjen në kredi dhe duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e bizneseve:

✔️ Dritarja Standarde
✔️ Dritarja për Gratë në Biznes
✔️ Dritarja për Start-up

🟩 Ky zgjerim i bashkëpunimit synon të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë, të rrisë mundësitë për investime dhe të kontribuojë në rritjen ekonomike në vend.

Së bashku, e zgjerojmë qasjen në financa dhe mbështesim ndërmarrësinë!

Partner: Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE

UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE
Qëllimi
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është i përkushtuar të mbrojë të dhënat personale dhe informacionet konfidenciale të klientëve të saj. Kjo dokument synon të informojë dhe edukojë klientët për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe dokumenteve financiare.
Pse është e rëndësishme mbrojtja e të dhënave personale?
Të dhënat personale dhe financiare janë të rëndësishme për sigurinë tuaj. Keqpërdorimi i tyre mund të sjellë pasoja serioze si mashtrim, humbje financiare, apo dëmtim të identitetit tuaj.
Çfarë informacionesh duhet të mbroni?
KRK ju këshillon që të mbani gjithmonë të sigurta dhe të mos ndani me persona të paautorizuar këto informacione dhe dokumente: – Numrin Personal Identifikues (PIN) ose çdo kod sigurie. – Kontratat e kredisë dhe dokumentacionin përcjellës. – Mandatet dhe dëshmitë e pagesës së kredisë. – Dokumentet personale si letërnjoftimi, pasaporta, apo patentë shoferi. – Informacione mbi bilancet e kursimeve (nëse aplikohet). – Informacione mbi vështirësitë në pagesat apo historinë tuaj të shlyerjes. – Fjalëkalimet tuaja të kredit kartelës dhe / ose kartelës bankare (nëse aplikohet). – Numrin e kodit të sigurisë së kartelës (CVV2 ose CVC2) (nëse aplikohet). – Fjalëkalimin e bankimit përmes internetit (e-banking) (nëse aplikohet). – Fjalëkalimin e njëhershëm të bankimit përmes internetit (e-banking) (nëse aplikohet). KRK dërgon vetëm e-mail ose SMS informues dhe asnjëherë nuk kërkon të dhënat tuaja personale ose fjalëkalimet me e-mail ose SMS ose thirrje.
1 Ky Udhëzues informues është aneks i politikes për mbrojtën e te dhënave personale në KRK.
Si mund të mbroni të dhënat tuaja?
– Mos i ndani informacionet apo dokumentet tuaja personale me asnjë person të paautorizuar. – Ruani kontratat dhe mandatet e pagesave në një vend të sigurt. – Nëse humbni ndonjë dokument të KRK-së, lajmëroni menjëherë zyrën më të afërt të KRK. – Mos i ndani kurrë të dhënat tuaja përmes telefonit, rrjeteve sociale apo email-it, nëse nuk jeni të sigurt për identitetin e kërkuesit. – Kontrolloni që gjithmonë të merrni një kopje të mandatit ose dëshmisë së pagesës pas çdo transaksioni në KRK. – Kujdesuni që dokumentet me informacione personale të mos hidhen në vende publike.
Si KRK ju mbron?
– KRK zbaton standardet më të larta të mbrojtjes së të dhënave dhe konfidencialitetit sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, standardeve ndërkombëtare dhe Politikën e Privatësisë së KRK-se e cila gjendet në www.krk-ks.com/politika-e-privatesise/ – Stafi ynë është trajnuar për të ruajtur konfidencialitetin dhe për t’ju ofruar juve informim të vazhdueshëm mbi mbrojtjen e të dhënave. – Informacionet tuaja ruhen në sisteme të sigurta dhe nuk ndahen me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
Si do të informohen klientët?
– Kjo politikë është e publikuar në uebfaqen zyrtare të KRK-së: www.krk-ks.com – Broshura me këtë informacion janë të disponueshme në të gjitha degët e KRK-së. – KRK do të dërgojë periodikisht mesazhe informuese (SMS) për të kujtuar klientët mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. – Stafi i degëve është i gatshëm t’ju japë këshilla shtesë dhe informata për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Kontakti për më shumë informacion
Nëse keni pyetje ose dyshime në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju lutem kontaktoni degën më të afërt ose dërgoni email në: info@krk-ks.com ose tel 038 243 554
Ankesat mund të parashtrohen online www. krk-ks.com/ankesa/ dhe te informohen rreth formave tjera te paraqitejs se ankese në PROCESI-PËR-TRAJTIMIN-E-ANKESAVE-1.pdf

KRK-GEFF

Në kuadër të programit të energjisë dhe efiçiencës nga viti 2018 deri në dhjetor 2024 në bashkëpunim me GEFF, BERZH dhe partnerë të tjerë, KRK ka arritur të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ruajtjen e mjedisit, kursimin e kostove të energjisë dhe zhvillimin e teknologjitë e gjelbra me standarde evropiane.
Më poshtë mund të gjeni numrin e kredive të shpërndara në emër të produktit për energji efikase si dhe ndikimin e këtyre kredive në ruajtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë elektrike:
• Mbi 3.2 milionë euro dhe mbi 500 kredi për efiçencën e energjisë janë shpërndarë dhe mbështetur aktivitetet e mëposhtme:
– Izolimi i shtëpive
– Ndërrimi i dritareve dhe derës së hyrjes
– Panele diellore
– Panele diellore për ngrohjen e ujit
– Pompat e nxehtësisë
– Kaldaja me biomasë
– Izolimi i tavanit
– Izolimi i dyshemesë
• Investimet e gjelbra në KRK kanë ndikuar në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) me rreth 1,324 tonë në vit, që është e barabartë me largimin e afërsisht 827 makinave nga rrugët.
KRK gjithashtu ka kontribuar në uljen e konsumit të energjisë me 3,861 MWh/vit.

 

Çertifikimi GOLD për mbrotje të klientit

Me kënaqësi ju informojmë se Komiteti i Certifikimit i MFR-së i ka dhënë Kreditimi Rural i Kosovës L.L.C. nivelin e ARTA të arritjes në kuadër të Mbrojtjes së Klientit.
Niveli ARTA është niveli më i lartë i vlerësimit dhe dëshmon se institucioni i certifikuar i përmbush standardet më të rrepta të Mbrojtjes së Klientit, të përcaktuara në Standardet Universale për Menaxhimin e Performancës Sociale dhe Mjedisore.

Komunikatë për shtyp në lidhje me financimin e IFC-së për KRK

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10 milionë eurosh të nga IFC.

IFC është një nga partnerët më të mirë të KRK-së. Përmes bashkëpunimit me IFC-në, KRK ka mundësuar financimin e shumë biznese ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të pashërbyera nga bankat në Kosovë.

Kredia e IFC-së do t’u jepet më tej bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, veçanërisht me qëllim financimin e investimeve që do të rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme lokale në tregjet vendase dhe rajonale.

“KRK është krenare që bashkëpunon me IFC-në për të zgjeruar aksesin në financim për klientët e pashërbyer në të gjithë Kosovën, veçanërisht në sektorët ruralë dhe bujqësorë”, tha Lulzim Sadrija, Drejtor Ekzekutiv i KRK-së. “Me një prani të fortë kombëtare dhe angazhim ndaj standardeve të larta sociale dhe mjedisore, ky bashkëpunim do të na ndihmojë të thellojmë ndikimin tonë dhe t’u shërbejmë më mirë komuniteteve me akses të kufizuar në shërbimet financiare.”

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme përfaqësojnë më shumë se 90 përqind të të gjitha kompanive në Kosovë. Qasja më e mirë në financim do t’u lejojë bizneseve ne pronesi te grave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të zgjerohen përtej tregut vendas.

“Ky investim do ta mbështesë Kosovën në mbylljen e boshllëqeve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konkretisht për fermerët e vegjël dhe bizneset në pronësi të grave”, tha Visar Perani, Zyrtar i IFC-së për Kosovën. “Duke ndihmuar në zgjerimin e aksesit në produkte financiare të përshtatura, ne mund të mbështesim përpjekjet e vendit për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit të saj financiar dhe për të nxitur rritjen ekonomike.”

Kreditimi Rural i Kosovës është institucioni i tretë më i madh mikrofinanciar në Kosovë dhe në pronësi të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), bankës holandeze zhvillimore Nederlandse Financierings-Maatschappij voor Ontwikkelingsladen (FMO), kompanisë franceze të zhvillimit Solidarité Internationale pour le Développement et l’SIDI, dhe kompanisë Helenos.

Prizren 2

Më shumë se një degë e re – një ekip i ri i përkushtuar për ju!
Kemi kënaqësinë të prezantojmë degën tonë të re në Prizren, bashkë me stafin që do të jenë çdo ditë pranë jush për t’ju informuar për produkte dhe shërbimet që ofrojmë.
Na gjeni në lokacionin tonë të ri në rrugën De Rada (afër stacionit) – dera është gjithmonë e hapur!

Peja 2

Kemi bërë përurimin e degës tonë të re në qytetin e Pejës, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt fuqizimit ekonomik në mbarë vendin.
Ky përurim është dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më afër klientëve, duke ofruar mbështetje financiare të qasshme dhe të qëndrueshme për bujqësinë, bizneset, gratë ndërmarrëse si dhe iniciativat e gjelbra.
Ejani na vizitoni në degën tonë të re (te Dulia) dhe mësoni më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve që kemi për ju!

IFC training

Trajnimet e mbajtura gjatë muajit Nëntor në kuadër të projektit me IFC – International Finance Corporation.
• Të kuptuarit e trendeve bujqësore dhe mirëqenia e kafshëve
• Të kuptuarit financiar dhe vlerësimi i aftësisë kredimarrëse për klientët e kredive bujqësore

Përurimi-dega Vushtrri

Me datë 24.10.2024 kemi bërë përurimin e degës në Vushtrri në lokacionin e ri që gjindet brenda sheshit të Lirisë (afër Kalasë). Dega e Vushtrrisë si njëra ndër institucionet e para mikrofinanciare në këtë komunë, nga tani ofron një qasje më të lehtë për klientët dhe qytetarët e kësaj komune. Zyra është e hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ju mirëpresim!

Panairi “Agri-Renew 2024”

Pjesëmarrja dhe mbështetja e panairit bujqësor dhe i energjisë së ripërtritshme “Agri-Renew 2024”.