SHPALLJE-FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues për fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:

– Kalendar tavoline, 12 fletë, 6,000 (gjashtëmijë) copë;

– Lapsa kimik 9,000 (nëntëmijë) copë;

– Dhurata të përsonalizuara për fundvit 300 (treqind) copë

Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.

Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.

Me ofertë të dërgohen edhe fotot e produkteve të ofertuara.

Artikulli dhuratat e personalizuara, në ofertë të listohet edhe përmbajtja e saj.

Në ofertë të përfshihet liferimi në 26  degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Fshati Xërxë, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 07.11.2023 deri me datë 13.11.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com

FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e pajisjeve  për procesim te kartëmonedhave, shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE

Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me makineri për procesimin (kontrollin e vërtetësisë, autenticitetit dhe përshtatshmërisë) se kartëmonedhave sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

  1. Sasia dhe lloji i makinerisë se kërkuar:

-Makineritë për procesimin e kartëmonedhave – 4 copë.

  1. Kërkesat Minimale për Makineritë për Trajtimin e Kartëmonedhave Euro bazuar ne rregulloren e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës lidhur me :

– Makineritë e procesimit që do të përdoren nga ana e institucionit mikro financiar (KRK) për vërtetimin dhe klasifikimin e kartëmonedhave euro, si dhe valutave të tjera.

– Duhet të jenë në gjendje të identifikojnë me saktësi kartëmonedhat të falsifikuara nga ato të vërteta.

– Makineritë për procesimin e kartëmonedhave euro duhet të jenë të listuara në listën e Bankës Qendrore Evropiane të makinerive të testuara për autentifikimin e kartëmonedhave euro

– Makinat e trajtimit të kartëmonedhave duhet të përpunojnë kartëmonedhat euro, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht ato pa ndërhyrjen e operatorit të makinerisë.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të kenë numrin e kërkuar të rafteve (stackers) të dedikuar për të siguruar klasifikimin dhe veçimin e saktë të kartëmonedhave euro që procedohen.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të jenë të adoptueshme për të siguruar detektimin me saktësi të kartëmonedhave false të reja).

– Oferuesi duhet të sigurojnë një deklaratë nga prodhuesi i makinerisë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, që garanton se karakteristikat e makinerisë së instaluar korrespondojnë me ato të makinerisë, të përfshirë në listën e publikuar të Bankës Qendrore Evropiane dhe/ose Komisionit Evropian dhe që makineria e instaluar përpunon  kartëmonedhat dhe monedhat në të njëjtën mënyrë si makineria e të njëjtit lloj të testuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Makinerit  (BAM) – Makineri të procesimit të kartëmonedhave euro, duhet te kete se paku dy xhepa  apo qe kryejne funksionet si ne vijim:

  • raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e përshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta dhe në gjendje të mirë kualitative.
  • raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e papërshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta por në gjendje jo të përshtatshme.
  • raft te dedikuar për refuzim (reject stacker) të kartëmonedhave të dyshimta – Objekte që nuk njihen si kartëmonedha euro; Kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara; Kartëmonedha euro që nuk janë vërtetuar qartësisht.

Po ashtu makinat duhet te kene DUAL CIS, te lexojne numrin serik dhe ta ruajne ne PC etj.

Për çështjet që nuk janë përfshirë në ketë shpallje duhet të jene në pajtueshmëri rregulloren e BQK-se për Operacionet me Para të Gatshme 31 mars 2016

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:

-Kualiteti/çmimi i ofruar,

-Kushtet , afatgjatesia e garancionit dhe servisimit.

-Afati i liferimit.

Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 09.11.2023

Ofertat mund të dërgohen  në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.

Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim te Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë

 Përgjegjësitë:

  • Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e KRK-se.
  • Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.
  • Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.
  • Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.
  • Pergadite analiza te pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.
  • Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.
  • Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.
  • Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie (si Analist-e Kreditor-e),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësi te përpilimit te raporteve me shkrim.
  • Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 30.10.2023 deri me dt. 05.11.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=853

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjakovë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 27.10.2023 deri me dt. 02.11.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.10.2023 deri me dt. 23.10.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=850

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje për trajnim

Shpallje për Trajnime

Një (1) Zyrtar për çështje mjedisore dhe sociale për zyren qendrore në Prishtinë:

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar për çështje mjedisore dhe sociale për zyren qendrore në Prishtinë:

 Përgjegjësitë:

·         Harmonizon dokumetet, politikat dhe procedurat e institucionit me kerkesat ligjore, te rregullatoreve dhe te paleve te tjera qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale, te cilat direkt apo indirekt ndikojnë në afarizmin e institucionit,

·         Raporton për gjendjen mjedisore-sociale sipas kerkesave te paleve, si dhe harton raporte specifike qe nderlidhen me treguesit e mateshme per çeshtjet mjedisore dhe sociale,

·         Merr pjese ne hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjise se institucionit per çeshtjet mjedisore dhe sociale

·         Vlerëson ndikimet dhe rreziqet mjedisore dhe sociale nga aktiviteti i kredidhenies, kundrejt kërkesave të standardeve per qëndrueshmëri mjedisore dhe sociale.

·         Përmirëson bazën e te dhenave te KRK duke analizuar dhe shpërndarë praktikat më të mira dhe duke kontribuar në projektet në fushën e ndikimit mjedisor dhe social dhe ne projektet e menaxhimit të rrezikut ne kete fushe.

·         Identifikon mundësit për zhvillimin e kapaciteteve dhe mbane trajnime me qellim informimi, senzibilizimi dhe zbatimi te politikave dhe procedurave mbi çështjet mjedisore dhe sociale për stafin dhe palet tjera (psh klientet).

·         Pjesëmarrje aktive në rrjetet/grupet qe ofrojne mbeshtetje mbi temat kryesore qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale.

·         Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universiteti në shkenca mjedisore, shkenca sociale apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),

·         Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme),

·         Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën, standardet ISO, etj. (e preferueshme),

·         Shkathtesi të mira në pergatitje te raporteve, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike,

·         Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,

·         Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office) dhe punën me baza të të dhënave,

·         Njohuri të mira të gjuhës angleze,

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 22.09.2023 deri me dt. 28.09.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun:  http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=849

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës

Një (1) Administrator/e e databazave, aplikacioneve dhe kualitetit te te dhenave, me kohë të caktuar, për zyren qendrore në Prishtinë:

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Administrator/e e databazave, aplikacioneve dhe kualitetit te te dhenave, me kohë të caktuar, për zyren qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:
• Administron bazat e te dhenave dhe aplikacionet e KRK,
• Verifikon kualitetin e te dhenava dhe raporteve te gjeneruara nga bazat e te dhenave/ aplikacionet e KRK.
• Monitoron efikasitetin dhe efektivitetin e te gjitha resurseve te bazave te te dhenave me qellim qe te siguroj funksionim te panderprere.
• Bën back-up data bazat dhe verifikon procesin e back-up.
• Siguron kthimin dhe transferimin e te dhenave te databazave nga databazat primare, sekondare dhe nga back-up.
• Teston dhe aktualizon softuerët e KRK-se (upgrade, update, modifikime dhe konfigurime sipas kërkesës në databaza/aplikacione).
• Mbeshtet procesin dhe ben instalimin e aplikacioneve ne sistem,
• Kujdeset per mirembajtjen e masave standarde te bazave te te dhenave dhe atyre te sigurise permes zbatimit te politikave, procedurave , planeve dhe standardeve te Teknologjise Informative ne KRK.
• Siguron menaxhimin dhe konfigurimin e qasjeve te shfrytezuesve te KRK ne databaza/aplikacione sipas nivelit te autorizimit te percaktuar nga menaxhmenti,
• Ben mbështetje teknike lidhur me shfrytëzimin e databazave/aplikacioneve qe perdoren për kredi dhe kontabilitet për zyrën qendrore dhe degët e KRK-se
• Mbeshtet procesin e testimit te funksionalitetit te Disaster Recovery Center dhe funksionalizimit te databazave/aplikacioneve.
• Mbeshtet stafin e Zyres Qendrore/degeve ne shfytezimin e te dhenave, perpilimin e raporteve, dhe automatizimin, konfigurimin e formave varësisht kërkesës se menaxhmentit.
• Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti dhe nevojave te departmentit ne rast te zevendesimit.

Kushtet e kërkuara:
• Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional ne MS SQL Database Administration (e preferueshme).
• Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në administrimin e databazave në MS SQL dhe në migrim të bazave të të dhënave (e preferueshme).
• Njohuri në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në MS SQL dhe njohuri mbi programet softverike.
• Njohuri te mire te programeve kompjuterike MS Office, etj.
• Njohuri te mire gjuhes angleze.
• Shkathtesi të mira analitike dhe shkathtesi per zgjidhje te problemeve.
• Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 22.09.2023 deri me dt. 28.09.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=848

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kryesues-e i-e njesise ligjore dhe per pajtueshmeri për zyren qendrore në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Kryesues-e i-e njesise ligjore dhe per pajtueshmeri për zyren qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:
• Menaxhon punet dhe stafin ne njesine ligjore dhe per pajtueshmeri si dhe definon prioritetet per stafin.
• Harton dhe aktualizon politikat, procedurat, strategjite dhe dokumentet tjera te njesise ligjore dhe per pajtueshmeri qe te jene në përputhshmëri me kërkesat ligjore dhe te rregullatoreve te nderlidhura me fushat: Kunder shperlarjes se parave, Mbrojtje e te dhenave personale, Siguri dhe Shendet ne pune,Çeshtje ambientale dhe sociale, Trajtim të Kërkesave dhe Ankesave të Klientëve.
• Rishikon, përditeson dhe mirembane politikat, procedurat, strategjite dhe dokumentet tjera sipas departmenteve/njesive te KRK, që të jenë në përputhshmëri me kerkesat e brendshme, kërkesat e rregullatorëve dhe ligjet në fuqi
• Perfaqeson institucionin ne organet perkatese lidhur me çeshtjet ligjore dhe pajtueshmeri dhe pergatite shkresa te ndryshme ne rastet ligjore dhe rastet ne procedure permbarimore, ushtron padi sipas kerkeses se kompanise, pergatite pergjigjje lidhur me rastet gjyqësore te KRK apo menaxhon procesin e delegimit tek juristet e jashtem.
• Rishikon, përditeson dhe pergatite dokumente si drafte te kontratave, marreveshje dhe dokumente tjera ligjore per nevojat e KRK apo qe rrjedhin nga kerkesat e jashtme,
• Në bashkëpunim me departmentet përkatëse, analizon te gjitha dokumentet e brendeshme apo me kerkese te departmenteve, me qellim te sigurimit te pajtueshmerise me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
• Menaxhon dhe mbane trajnime per stafin me qellim te informimit, sensibilizimit dhe zbatimit te politikave dhe procedurave ne fushat qe nderlidhen me Njesine ligjore dhe pajtueshmeri (Kunder shperlarjes se parave, Mbrojtje e te dhenave personale, Siguri dhe Shendet ne pune, Çeshtje ambientale dhe sociale).
• Raporton me kohë për çështjet që paraqesin mos-pajtueshmëri,
• Pergatite raporte dhe te dhena per nevojat e brendshme te KRK, per institucionet vendore dhe per kreditoret dhe partneret e KRK,
• Eshte pergjegjes per deklarimin e transaksioneve mbi 10 000 euro dhe pranimin e informacionit dhe ankesave lidhur me pastrimin e parave.
• Pergatitë raporte mujore lidhur me punet dhe pergjegjesite e tij.
• Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.
Kushtet e kërkuara:
• Diplomë universiteti në juridik apo kualifikim ekuivalente profesional,
• Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme),
• Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën (e preferueshme),
• Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
• Shkathtesi të mira në hartim të dokumenteve me shkrim, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike,
• Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
• Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office) dhe punën me baza të të dhënave,
• Njohuri të mira të gjuhës angleze,
• Të posedoj patentë shofer për kategorinë B

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 22.09.2023 deri me dt. 28.09.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=846