Category: Shpallje
Konkurs pune: Analistë kreditorë në disa dege
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2025, shpallë:
K O N K U R S
Për rekrutim te pozitave ne vijim:
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Malishevë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec (me seli në Xërxë)
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për Han të Elezit (me lokacion në Kaçanik)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.02.2025 deri me dt. 12.02.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Konkurs pune: Zyrtar-e per Departamentin e Financave
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim te Nje (1) Zyrtar-e per Departamentin e Financave për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (zevendesim),
Përgjegjësitë:
- Pergadite transfere bankare permes e-banking dhe ploteson format fizike te transfereve bankare,
- Regjistron, transferon dhe barazon mjetet ne sistem,
- Pregadite urdher-transfere te pagesave te ndryshme sipas nevojave te KRK,
- Nxjerre, dergon dhe shtype gjendjet e llogarive bankare per deget dhe departamentin e financave,
- Kryen pune administrative qe nderlidhen me proceset e kredidhenies,
- Pranimi i paleve dhe thirrjeve telefonike per KRK-ne,
- Protokolimi dhe sistemimi i dokumenteve te ndryshem administrative,
- Regjistron te dhenat në programet/software-t adekuate,
- Furnizimin e zyres me materiale zyrtare dhe kujdeset qe te kete rezerva,
- Pune të tjera administrative te nderlidhura me departamentin.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
- Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri të programeve qe perdoren ne financa dhe kredidhenie për regjistrimin e të dhënave,
- Njohuri shume te mire të punës me kompjuter (Paketa Microsoft Office),
- Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra,
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion,
- Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm-e për punë në ekip,
- Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme),
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.02.2025 deri me dt. 12.02.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=956
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Extension of deadline for Request for proposal for Mobile Application (iOS and Android)
Extension of deadline for Request for proposal for mobile application
Shpallje: Furnizim me lëndë djegëse
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të furnizimit me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, add blue, antifriz dhe shampon veror dhe dimeror për larje të xhamave për vitin 2025, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me:
– lëndë djegëse (naftë/benzin)
– antifriz,
– shampon per larjen e xhamave veror,
– shampon per larjen e xhamave dimeror,
– add blue
– autolarje (nëse posedon)
KRK posedon 83 vetura te cilat gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Gracanice, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.
Ofertat për furnizim me lende djegës/nafte për automjetet si me larte do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:
- Çmimi me i volitshëm për litër ne raport me kualitetin (llojin) e naftës/benzinës dhe artikujve tjere te kërkuar si me larte.
- Garancioni për kualitet,
- Posedimi i pikave shitëse ne komunat e specifikuara,
Çmimet duhet të jenë për litër dhe ne çmim te përfshihet TVSH.
Oferta duhet te permbaj:
-Oferten financiare
-Mesatarja e kalkulimit te cmimit mujor për muajin dhjetor 2024 për naftë dhe benzinë
-Zbritja e ofruar për litër
-Lista me pikat shitëse
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën një vjeçare 01.03.2025 deri me 29.02.2026 me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 03.02.2025 deri me datën 10.02.2025, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave në vijim:
- Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Pejë 2
- Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Prizren 2
- Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Pejë 2
- Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Prizren 2
- Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Pejë 2
- Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Prizren 2
- Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim me kohë të caktuar (zëvendësim)për degën në Prishtinë dhe për zëvendësime në degët Prishtinë 2, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën nëGllogoc, me kohë të caktuar (zëvendësim)
- Një (1) Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)
——————————————————————————————————————————————-
Përgjegjës-e dege (Pozita 1 & 2)
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e portfolios së degës dhe të gjitha punët lidhur me aktivitetin kreditor,
- Përgjegjës për stafin dhe definimin prioriteteve për punën e tyre në perputheshmeri me procedurat e KRK-së,
- Kontribon në përpilimin e planeve strategjike të KRK-së.
- Merr pjesë në mbledhjet e komitetit kreditor të degës si anëtar,
- Përgjegjës për menaxhimin e aktivitetive të marketingut dhe promovimit të ofertës kreditore,
- Analizon tregun në të cilen operon dhe identifikon nevojat për produkte të reja kreditore,
- Kontrollon kualitetin e të dhenave lidhur me kreditë dhe respektimin e afateve për regjistrimin e kthimeve dhe shpërndarjeve të kredive në databazë,
- Koordinon punën në mes të degës dhe zyrës qendrore të KRK-së,
- Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kreditë dhe dokumentacionin financiar lidhur me shpërndarjen dhe kthimin e kredive,
- Detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
- Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Analist-e Kreditor-e (Pozita 3,4 & 8)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 5, 6 & 7)
Përgjegjësitë:
- Prezanton produktet e KRK tek klientët,
- Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
- Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
- Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
- Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara,
- Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
- Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
——————————————————————————————————————————————-
Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve (Pozita 9)
Përgjegjësitë:
- Të kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
- Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë;
- Të promovoj ofertën kreditore tek klientët përmes telefonit;
- Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
- Të regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
- Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhënat që pranon nga qendra e thirrjeve,
- Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme në sektorin financiar (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në te shkruar,
- Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), degjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërksave te klienteve.
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
——————————————————————————————————————————————-
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.01.2025 deri me dt. 30.01.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Request for proposal for Mobile Application
Shpallje për ofertim-pajisje teknologjike
InstitucionI Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS
Me anë të kësaj shpallje, ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:
- Kompjuter, 27 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (Gen 12); RAM 8GB, SSD 240GB dhe HDD 500GB (ose vetëm SSD 512GB); tastierë (english) dhe mouse; preferohet forma Tower. Në rast se kompania posedon kompjuterë me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj të kompjuterëve (Core i7..etj). Kompjuterët duhet të jenë Brand Name.
- Llaptop, 1 copë me karakteristika minimale: Procesor Core i7 (Gen 12); RAM 16GB, SSD 1TB; madhësia 15.6”. Në rast se kompania posedon llaptop me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj. Llaptopët duhet të jenë Brand Name.
- Licensa për Operating System Windows 11 Pro, 27 copë.
- Monitor, 27 copë – me karakteristika minimale 22-24”, wide screen;
- Makina fotokopjuese (skaner/printer/fotokopje), 17 copë, karakteristika minimale: A4, 20 ppm, kopjim/ printim duplex, ADF (modele që kanë madhësi dhe karakteristika të ngjashme me Canon MF463dw);
- Printer, 10 copë – karakteristikat minimale: A4, 20 ppm, 1 cartridge min. 1,500 page.;
- Router Mikrotik, 11 copë – me karakteristika: 1700 MHz CPU, RAM 4 GB, 16 porte, Gigabit Ethernet, rackmount (rekomandohet modeli Mikrotik CCR2004-16G-2S+);
- Bateri, 12 copë – me karakteristika minimale: 12V / 200 Ah,;
- Invertor, 3 copë – ( Tripp lite / APSX 1250 apo te ngjashëm);
- Bateri për UPS, 7 copë – me karakteristika minimale: 12V / 9 Ah,;
- SSD 240GB ose SSD 512GB, 40 copë.
- UPS, 27 copë – me karakteristika minimale: 650 VA;
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar, afatin e liferimit dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 27.01.2025.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Objekti D, pn (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Shpallje për ofertim (vetura)
Lënda: FTESË PËR KUOTIM PËR BLERJEN E TRI (3) VETURAVE
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të blerjes së tri (3) veturave të reja të udhëtarëve, fton kompanitë shitëse të veturave për paraqitjen e ofertave të tyre.
Sasia dhe karakteristikat teknike për veturat e kërkuara:
Një (1) veturë të udhëtarëve me volum motori deri 2000 cm³.
-Fuqia e motorit : deri 150 KW
-Lloji i motorit : benzinë, dizel etj.
-Lloji i frenimit : ABS,
-Numri i dyerve : 4/5,
-Klimatizimi: me klimatizim,
-Lloji i mbylljes : mbyllje qendrore,
-Hapja e dritareve anësore:elektrike (se paku te përparmet),
-Lloji i ngjyrës : argjend apo hiri metalike,
-Radio & CD : me radio CD
-Timoni: servo/hidraulik
-Gavellne (rrota) : celiku,
-Niveli i paisjes: standarde
-Goma M+S
Dy (2) vetura të udhëtarëve me volum motori më i vogël se 1600 cm³.
-Fuqia e motorit : nën 99 KW
-Lloji i motorit : dizel (turbo) apo benzinë
-Lloji i frenimit : ABS,
-Numri i dyerve : 4/5,
-Klimatizimi: me klimatizim,
-Lloji i mbylljes : mbyllje qendrore,
-Hapja e dritareve anësore:elektrike (se paku te përparmet),
-Lloji i ngjyrës : argjend apo hiri metalike,
-Radio & CD : me radio CD
-Timoni: servo/hidraulik
-Gavellne (rrota) : celiku,
-Niveli i paisjes: standarde
-Goma M+S
Kriteret që do të aplikohen për zgjedhjen e ofertuesit janë:
-oferta me e volitshme ne raport kualiteti /çmimi, për markën e përzgjedhur nga KRK.
-afati i liferimit,
-kushtet e garancionit dhe servisimit,
Lloji i tenderit : i mbyllur.
Kreditimi Rural mban te drejtën e përzgjedhjes se markës se veturës sipas preferencës se saje.
Çmimi, kualiteti, afati i liferimit, garancioni dhe servisimi do te konsiderohet si faktor përcaktues për përzgjedhje te oferuesit, pas përzgjedhjes se markës se veturës qe do te blihet nga KRK, bazuar ne ofertat e pranuara.
Dorëzimi i ofertave mund te bëhet:
-ne zyrat e Kreditimi Rural i Kosoves LLC, rruga e Behije Dashi, Objekti D pn, 10000 Prishtine,
-përmes email adresës: krk_imf@krk-ks.com
Afati për dorëzimin e ofertave deri 27.01.2025.
Ofertat e dërguara përmes postës do te konsiderohen valide vetëm nëse mbërrijnë deri ne afatin e shënuar si me lartë.
RI- SHPALLJE PËR SHËRBIMIN E PRINTIMIT DHE FOTOKOPJIMIT TË DOKUMENTACIONIT NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2025
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të eskternalizohet shërbimi i printimit/fotokopjes së dokumentacionit në zyrat e KRK-se per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre per:
RI- SHPALLJE PËR SHËRBIMIN E PRINTIMIT DHE FOTOKOPJIMIT TË DOKUMENTACIONIT NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2025
KRK shpall thirrje për ofertë për shërbimin e eksternalizuar të printimit dhe fotokopjimit të dokumenteve dhe materialeve të kompanisë për periudhë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Ftojmë kompanitë e interesuara që ofrojnë shërbimin e printimit dhe fotokopjimit te dokumentacionit, që të paraqesin ofertat e tyre per këtë shërbim për KRK.
Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (tri lokacione), Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Mamushë, Gracanice dhe Obiliq.
- PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT:
KRK ka nevojë për shërbime të printimit dhe fotokopjimit të dokumenteve dhe materialeve të ndryshme si: kontrata, raporte, dokumente administrative dhe materiale marketingu. Shërbimi do të përfshijë:
- Printimin dhe fotokopjimin e dokumenteve të ndryshme.
- Sigurimin e cilësisë së lartë të printimit dhe fotokopjimit.
- Shërbim mbështetës për zevendesimin e printerve dhe fotokopjeve në rast defekti.
- KËRKESAT PËR OFERTUESIT:
Ofertuesit duhet të përmbushin këto kushte dhe kritere:
- Eksperiencë: Të kenë eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të printimit dhe fotokopjimit.
- Cilësia: Të ofrojnë pajisje të avancuara dhe cilësi të lartë të shërbimit.
- Kapaciteti: Të kenë kapacitet për të menaxhuar printimin dhe fotokopjimin në të gjitha degët e KRK-së
- Afatet: Të ofroj zgjidhje ë shpejtë në rast defekti.
- Çmimi: Të ofrojnë çmime konkurruese dhe të arsyeshme për shërbimet e kërkuara.
- PROCEDURA E APLIKIMIT:
Ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë ofertat e tyre, duke përfshirë:
- Propozimin teknik që përfshin informacion mbi pajisjet dhe kapacitetet e ofruara, metodologjinë e shërbimit dhe kalibrimin e cilësisë.
- Propozimin financiar që përfshin çmimet për shërbime të printimit dhe fotokopjimit, tarifa shtesë për shërbime të tjera dhe kushte pagese.
- Dokumentet mbështetëse që dëshmojnë eksperiencën dhe aftësitë e ofruesit.
KRK rezervon të drejtën të zgjedhë ofertën më të përshtatshme në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Afati për paraqitjen e ofertave deri me datën 13.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Ftesë për ofertë: shërbime të printimit dhe fotokopje
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të eskternalizohet shërbimi i printimit/fotokopjes së dokumentacionit në zyrat e KRK-se per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre per:
ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PËR SHËRBIMIN E PRINTIMIT DHE FOTOKOPJIMIT TË DOKUMENTACIONIT NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2025
KRK shpall thirrje për ofertë për shërbimin e eksternalizuar të printimit dhe fotokopjimit të dokumenteve dhe materialeve të kompanisë për periudhë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Ftojmë kompanitë e interesuara që ofrojnë shërbimin e printimit dhe fotokopjimit te dokumentacionit, që të paraqesin ofertat e tyre per këtë shërbim për KRK.
Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (tri lokacione), Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Mamushë, Gracanice dhe Obiliq.
- PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT:
KRK ka nevojë për shërbime të printimit dhe fotokopjimit të dokumenteve dhe materialeve të ndryshme si: kontrata, raporte, dokumente administrative dhe materiale marketingu. Shërbimi do të përfshijë:
- Printimin dhe fotokopjimin e dokumenteve të ndryshme.
- Sigurimin e cilësisë së lartë të printimit dhe fotokopjimit.
- Shërbim mbështetës për zevendesimin e printerve dhe fotokopjeve në rast defekti.
- KËRKESAT PËR OFERTUESIT:
Ofertuesit duhet të përmbushin këto kushte dhe kritere:
- Eksperiencë: Të kenë eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të printimit dhe fotokopjimit.
- Cilësia: Të ofrojnë pajisje të avancuara dhe cilësi të lartë të shërbimit.
- Kapaciteti: Të kenë kapacitet për të menaxhuar printimin dhe fotokopjimin në të gjitha degët e KRK-së
- Afatet: Të ofroj zgjidhje ë shpejtë në rast defekti.
- Çmimi: Të ofrojnë çmime konkurruese dhe të arsyeshme për shërbimet e kërkuara.
- PROCEDURA E APLIKIMIT:
Ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë ofertat e tyre, duke përfshirë:
- Propozimin teknik që përfshin informacion mbi pajisjet dhe kapacitetet e ofruara, metodologjinë e shërbimit dhe kalibrimin e cilësisë.
- Propozimin financiar që përfshin çmimet për shërbime të printimit dhe fotokopjimit, tarifa shtesë për shërbime të tjera dhe kushte pagese.
- Dokumentet mbështetëse që dëshmojnë eksperiencën dhe aftësitë e ofruesit.
KRK rezervon të drejtën të zgjedhë ofertën më të përshtatshme në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 06.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.