Category: Shpallje
Konkurs pune: Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë: Përgjegjësitë: · Diagnostikon dhe zgjidh probleme në sistem të TI-së, rrjet dhe gabimet në hardware / software dhe kontakton me ISP (Internet Service Provider) në rast të problemeve. · Teston funksionalitetin e invertoreve,baterive, pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja dhe i mirëmban. · Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe pajisjeve; · Mirembajtje e kompjuterëve dhe formatizimi i tyre, kryen të gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter, si dhe mirëmbane printer, fotokopje, DVR, dhe paisjeve tjera të TI-së perfshire pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj.; · Bën backup dhe restore të serverëve, router-ve, switch-ve dhe verifikon procesin e backup. · Evidenton lëvizjen e paisjeve te TI-së nga dega në zyrë qëndrore dhe anasjelltas, perfshire evidencen e pajisjeve jashtë lokacionit si dhe mbane evidencen e paisjeve sipas degeve, karakteristikave dhe funksionalitetit, · Pune te tjera te nderlidhura me poziten. Kushtet e kërkuara: · Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme). · Pervoj pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme). · Certifikime relevante qe nderlidhen me poziten (e preferueshme) · Njohuri ne identifikimin e problemeve ne rrjete, njohje te mjeteve monitoruese dhe teknikave troubleshooting, · Njohuri te teknikave te virtualizimit ( VMware, Hyper-V). · Shkathtesi shume të mira analitike, per zgjidhje te problemeve dhe te komunikimit. · Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip. · Njohuri te mire te gjuhes angleze. · Patent shofer (kategoria B) Konkursi mbetet i hapur nga dt. 19.11.2024 deri me dt. 25.11.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=941 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
|
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Ftesë për ofertë: transmetimi i reklamave në TV nacionale dhe lokale
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2025, shpall:
VAZHDIM I AFATIT TË FTESËS PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS NË TV NACIONALE DHE LOKALE
Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore etj,.
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Ftesë për ofertë: punimi i reklamave për brendim të zyrave të KRK-së
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
VAZHDIM I AFATIT TË SHPALLJES PËR PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave, dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:
-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,
-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,
-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,
-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.
-Punimi i kutive për lëvdata dhe ankesa,
-Punimi i orarëve të punës,
-Llogo për vetura,
-Punimi i reklamës 3D, me montim
-Punimi i banerit 2.5x5m, me montim
-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim
-Korniza me ndriçim formati B2, me montim
-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim
-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim
-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim
-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim
-Zhvendosje e Reklamës 3d
-Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim
– Senzor për ndriçim
-Nderrim i lledit per nje shkronje
-Nderrim i trafos brenda Prishtines
-Nderrim i trafos jashte Prishtines
-Largimi i foljeve nga xhami, cmimi per meter katror
Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Mamushe, Kamenice, Fushe Kosove , Gracanice dhe Obiliq.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.
Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.
Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Ftesë për ofertë: furnizimi dhe servisimi i kasafortave
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me kasaforta për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
VAZHDIM I AFATIT TË SHPALLJES PËR FURNIZIM DHE SERVISIM ME KASAFORTA
Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim dhe servisim me kasaforta dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:
- Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 468 kg,
- Brava dhe qelësi te sigurise se larte
- Brava elektronike
- Pjeset tjera te ndrrimit ne rast nevoje
- Servisim emergjent ne zyre te KRK-se
- Hapje jokonvencionale, si dhe riparim i kasafortes ne zyre te KRK-se
- Bartja dhe ankorimi i kasafortes
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Ftesë për ofertë: furnizim me inventar dhe pajisje për zyra
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA
Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:
- Tavolina pune me sirtar,
- Sirtar,
- Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
- Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
- Tavoline per fotokopje
- Karrika lëvizëse,
- Karrika statike
- Orman druri dykrahësh (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
- Orman druri trekrahësh, (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
- Orman metalik me dy dyer, i mbyllur me qelsa
- Rafta metalik (te hapur, pa dollapa me thellesi 32cm)
- Kabinet file me 4 fioka me qelsa
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Ftesë për ofertë: punimi dhe riparimi i sporteleve të zyrave
Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;
VAZHDIM I AFATIT TË SHPALLJES PËR PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË ZYRAVE
Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.
Oferta duhet të përmbaj çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:
-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,
-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),
-punimi i tavolinës së punës së sportelit me sirtar (cmimi per meter),
-tavoline pune (cmimi per meter),
-punimi i sirtarit per tavoline
-punimin e dollapave per sistemin te follderave
-punimi i vitrinave per dokumentacion me dy dyer (gjysma me dyer xhami)
-punimi i vitrinave per dokumentacion me tri dyer (gjysma me dyer xhami)
-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit;
-riparimi i sportelit dhe tavolines me sirtar dhe ndrrimi i xhamave
-zhvendosjen e sportelit;
-bartjen e sportelit;
Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.
Referencë për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zyrate KRK ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gracanice.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.
Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com
Ftesë për ofertë: servisim dhe mirëmbatje të veturave
Ftesë për ofertë: servisim të pajisjeve të TI
Ftesë për ofertë: instalimi i rrjetit të TI-së në zyrat e KRK-së
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së, i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:
VAZHDIM I AFATIT TË FTESËS PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2025
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Xerxe, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq, Gracanice dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:
- Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
- Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
- Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
- Patch panel min. 24 porte,
- Patch kablla Cat 5e,
- Priza OG rrjetë 2 porte
- PDU RackMounted 8 Porte (Priza normale)
- Raft per RackKabinet
- UTP kabllo Cat 5e,
- Konektor, jack module,
- Priza rryme,
- Kabllo rryme
- Kabllo vazhduese,
- Material tjetër qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.
-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,
-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.
- Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
- DVR / NVR, minimum 4 kanale, 8 kanale
- Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD, 4 MP HD, 5 MB HD
- Hard disku me kapacitet minimal 4TB, 6TB
- Adapter 240V,
- Kabllo koaksiale,
- Konektor, jack per kamera,
- Zhvendosja e kamerave,
- Zhvendosja e rack cabinetit brenda objektit,
- Zhvendosja e rack cabinetit ne objektin tjeter,
- Paisje tjera qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.
-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.
Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.