Shpallje-për transmetime në TV

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2024, shpall:

FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS

NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati i paraqitjes së ofertave eshte nga data 24.11.2023 deri me date 01.12.2023.

Ofertat mund të dërgohen përmes adresës : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK-së, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Shpallje-punimi materialeve vizuele për brendim të zyrave

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

 

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

 

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Punimi i banerit 2.5x5m, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

-Zhvendosje e Reklamës 3d

-Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim

-Nderrim i lledit per nje shkronje

-Nderrim i trafos brenda Prishtines

-Nderrim i trafos jashte Prishtines

-Largimi i foljeve nga xhami, cmimi per meter katror

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

 Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje-furnizimi dhe servisimi i kasafortave

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me kasaforta për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME SERVISIM I KASAFORTAVE

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim dhe servisim me masaforta dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 468 kg,
  • Brava dhe qelësi te sigurise se larte
  • Brava elektronike
  • Pjeset tjera te ndrrimit ne rast nevoje
  • Servisim emergjent ne zyre te KRK-se
  • Hapje jokonvencionale, si dhe riparim i kasafortes ne zyre te KRK-se
  • Bartja dhe ankorimi i kasafortes

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023,  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje-furnizim me inventar dhe pajisje për zyra

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Tavoline per fotokopje
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman druri dykrahësh (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman druri trekrahësh, (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman metalik me dy dyer, i mbyllur me qelsa
  • Rafta metalik (te hapur, pa dollapa me thellesi 32cm)
  • Kabinet file me 4 fioka me qelsa

 

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023,  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje-punimi dhe riparimi i sporteleve për zyra

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2024, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;

PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË  ZYRAVE

 Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.

Oferta duhet të përmbaj  çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:

-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,

-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),

-riparimi i sportelit dhe tavolines me sirtar dhe ndrrimi i xhamave

-punimi i tavolinës së punës së sportelit me sirtar (cmimi per meter),

-punimi i sitarit per tavoline

-punimin e paravanave,

-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit;

-zhvendosjen e sportelit;

-bartjen e sportelit;

Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.

Referencë  për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zyrate KRK  ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023,  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje-Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të zgjedhjes se kompanisë për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve per vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

SERVISIMI DHE MIRËMBAJTJA E E AUTOMJETEVE

 Kreditimi Rural i Kosoves ka gjithsejt 77 vetura, prej tyre 53 vetura te markës Wolkswagen (Golf dhe Polo), 1 veture te markes Opel, 6 vetura Seat Ibiza, 4 Skoda Octavia 2017-2019,  7 Toyota Auris dhe 6 Toyota Yaris

Veturat jane te bazuara ne komunat e Kosovës siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti,  Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Numri i veturave mund të ndryshoj gjatë vitit.

 Ofertat per servisim dhe mirëmbajtje te automjeteve do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm i pjeseve rezerve dhe sherbimeve (çmimet duhet të jenë për njësi dhe ne çmim te përfshihet TVSH),
  2. Prejardhja e pjeseve rezerve,
  3. Eksperiences se ofertuesit ne punët e servisimit dhe mirmajtjes,
  4. Garancioni për pjeset rezerve dhe shërbimet e ofruara,
  5. Posedimi i aparaturës kompjuterike për diagnostifikim të defekteve të automjeteve.
  6. Posedimi i serviseve ne komunat apo afërsi te komunave ku jane te bazuara veturat e KRK-se.

Ofertuesit duhet te paraqesin listen e çmimeve te sherbimeve te zakonshme per servisim te rregullte, mirëmbajtje duke perfshire punen dhe pjeset rezerve.

Kontrata me ofetuesin e sukseseshem do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

LISTA E SERVISIMEVE 2024

Shpallje-Furnizim dhe servisim i pasjisjeve të IT

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të zgjedhjes se kompanise per servisimin e paisjeve te teknologjise informatike per vitin 2024, fton te gjitha kompanit e interesuara te paraqesin ofertat e tyre:

 FTESE PER PARAQITJE TE OFERTAVE PER FURNIZIM DHE SERVISIM E PAISJEVE TE TEKONOLOGJISE INFORMATIKE

 Ftojmë kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, për servisimin e paisjeve te teknologjise informatike si ne vijim.

  • Serverë,
  • PC,
  • Llaptopë,
  • Monitorë,
  • Fotokopje,
  • Printer,
  • Skaner,
  • DVR,
  • Kamera,
  • Router,
  • Switch,
  • UPS,
  • dhe paisje tjera të TI-së.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën e paisjeve e cila është objekt i kësaj shpallje.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Lista e paisjeve

Shpallje-Instalimi i rrjetit në zyra

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së , i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË          

NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2024

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Xerxe, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:

  1. Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
  • Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
  • Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
  • Patch panel min. 24 porte,
  • Patch kablla Cat 5e,
  • Priza OG rrjetë 2 porte
  • PDU RackMounted 8 Porte (Priza normale)
  • Raft per RackKabinet
  • UTP kabllo Cat 5e,
  • Konektor, jack module,
  • Priza rryme,
  • Kabllo rryme
  • Kabllo vazhduese,
  • Material tjetër qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,

-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.

  1. Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
  • DVR / NVR, minimum 4 kanale, 8 kanale
  • Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD, 4 MP HD, 5 MB HD
  • Hard disku me kapacitet minimal 4TB, 6TB
  • Adapter 240V,
  • Kabllo koaksiale,
  • Konektor, jack per kamera,
  • Zhvendosja e kamerave,
  • Zhvendosja e rack cabinetit brenda objektit,
  • Zhvendosja e rack cabinetit ne objektin tjeter,
  • Paisje tjera qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje-furnizim me tonera

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me tonera per fotokopje dhe printer për vitin 2024 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME TONERA PËR PRINTER DHE FOTOKOPJE  PËR VITIN 2024

Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
  2. Të ofertohen të dy llojet origjinal dhe kompatibil
  3. Te ceket numri i faqeve qe shtyp/kopjon një toner

Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën e tonereve per printer dhe fotokopje e cila është objekt i kësaj shpallje.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Lista e tonereve 2024

 

 

 

Shpallje-Furnizim me material zyrtar

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me material harxhues zyrtar për vitin 2024 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME MATERIAL HARXHUES ZYRTAR

Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
  2. Kualiteti i materialit te ofertuar,

Kompanitë e interesuara duhet te paraqesin listën e materialit harxhues qe ofertojnë dhe çmimin për njësi.
Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën bazike te llojeve te materialit harxhues i cili është objekt i kësaj shpallje.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Lista-Materiali zyrtar 2024