Kreditimi Rural i Kosovës ka për qëllim që nëpërmjet platformës së saj online, të njoftojë klientët rreth shërbimeve që ne ofrojmë. Kreditimi Rural i Kosovës nëpërmjetë kanaleve të saj, përcakton dhe demonstron angazhimin e  institucionit ndaj privatësisë financiare të klientit.  

Në ofrimin e shërbimeve tona ne jemi në harmoni me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), me qëllim që të dhënat personale të klientit të jenë të sigurta.  

Kur klienti qaset ne webfaqen e Kreditimit Rural të Kosovës, këshillohet që të lexojë Politikën e Privatësisë, për të përcaktuar politikat që zbatohen për informacionin ose të dhënat e ruajtura nga kjo faqe. 

Institucioni Mikrofinanciar “Kreditimi Rural i Kosovës“, për të ruajtur konfidencialitetin e të gjithë informacionit që na ofron klienti: 

  • KRK do të mbledhë informacione të përgjithshme për klientin me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve më të mira, ashtu sic lejohet me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Organet qeveritare, organet gjyqësore, agjencitë e zbatimit të ligjit ose rregullatorët e KRK-së sipas ligjit mund të kërkojnë të zbulohen informatat e klientit, mirëpo KRK do të shpalos këto informata vetëm në rastet e specifikuara në ligjin në fuqi.
  • KRK nuk do të zbulojë informacionin e klientit për ndonjë organizatë të jashtme përveç nëse KRK ka pëlqimin e klientit, është lejuar ose kërkohet me ligj ose ka informuar më parë klientin.. 
  • KRK i mbledhë vetëm informacionet e klientit të kërkuar në lidhje me zhvillimin e biznesit të institucionit, pajtueshmërinë me detyrimet ligjore dhe rregullative si dhe aktivitetet e menaxhimit të rrezikut financiar. 
  • KRK nëpërmjetë platformës së saj online, pranon informata kontaktuese si (emri, mbiemri, numri personal, e-mail, numri i telefonit, rezyme, letër motivimi etj.) nga aplikues për kredi ose rekrutim në institucionin tone.
  • Nëpërmjetë “cookies”, KRK analizon përdorimin e webfaqes tonë, cilat faqe përdoren më shumë, në cilën pjesë vizitorët janë më shumë të interesuar dhe kjo përdoret për të përmirësuar webfaqen tonë. KRK nuk i shfrytëzon këto cookies për të ruajtur apo për të mbledhur ndonjë informatë personale. 
  • KRK brenda webfaqes së saj vendos link për qëllime të caktuara, si linku për aplikim në kredi apo linku për aplikim për pozitë pune të shpallur nga KRK. Linku për aplikim në kredi dhe rekrutim, aplikuesi vendos informata identifikuese personale në të cilën KRK i mbledhë, nëse aplikuesi ka dhënë pëlqimin për dhënien e tyre.  

 

KRK është përgjegjëse për të dhënat personale të cilat mblidhen nga ju, andaj në vazhdim do të informoheni se cilat të dhëna personale i mbledhim, qëllimet e përdorimit të atyre të dhënave, sa gjatë i mbajmë ato, kush është përgjegjës për menaxhimin e të dhënave tuaja të klientit, kush mund të jap informacione shtesë rreth përpunimit të dhënave personale, si mund të bëhet tërheqja e pëlqimit,si dhe për të drejtat e juaja si subjekt i të dhënave personale ku për më shumë informacione mund të gjeni në Njoftim mbi të Drejtat e Subjektit për të Dhëna Personale. 

1. Cilat informata përpunohen nga klienti?  

 Informatat të cilat mblidhen nga KRK kanë të bëjnë me Informatat e identifikimit (emri dhe mbiemri, numri i identifikimit, letërnjoftimit/ pasaportës, vendi dhe data e lindjes, gjinia), Informatat kontraktuese (adresa postare, adresa e e-mailit dhe numri i telefonit), Informatat mbi arsimin dhe punësimin, Të dhënat bankare dhe financiare, Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja dhe të dhëna tjera të cilat nevojiten për realizimin e qëllimit të institucionit. 

2. Qëllimet e përdorimit të dhënave të klientit? 

Qëllimet për të cilat përdoren të dhënat e klientit janë për t’i përmbushur detyrimet tona konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi duke përfshirë: Rregulloret bankare dhe financiare të aplikueshme për institucionet mikrofinanciare, Realizimin e një kontrate me ju si dhe Përmbushjen e interesit tonë legjitim. 

3. Periudha e mbajtjes së të dhënave personale të klientit? 

 KRK i mban të dhënat personale për një periudhë e cila është në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.  

4. Kush është përgjegjës për menaxhimin e të dhënave personale të klientit? 

 Përgjegjës i të dhënave tuaja personale është 

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), Rr.“Behije Dashi” nr.20, Prishtinë 

5. Kush mund të jap informacione rreth përpunimit të dhënave personale dhe të drejtave personale? 

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është personi adekuat ku mund të jap informacione më të detajuara rreth të drejtave personale të klientit, të cilin mund të kontaktohet përmes e-mail: mbrojtjaetedhenavepersonale@krk-ks.com 

6. Si bëhet tërheqja e pëlqimit? 

Klienti ka të drejtën të tërheqë pëlqimin e tij në cdo kohë dhe duhet të plotësoj Formularin e Tëheqjes së Pëlqimit, e cila mund të shkarkohet përmes web faqes ose duke klikuar këtu. Pas plotësimit të formës, klienti duhet ta dërgoj në e-mail adresën: mbrojtjaetedhenavepersonale@krk-ks.com, gjithashtu dërgimi i tij mund të bëhet fizikisht ose përmes postes në degën respektive të KRK-së. 

Statistika

  • 0

    Numri i klientëve të shërbyer

  • 0

    Numri i klientëve aktiv

  • 0

    Portfolio aktive

  • 0

    Numri i degëve